Panorama Sport (Albania)

Boban: Ibrën do e falënderoj gjithë jetën

- IMPAKTI DHE MODULI

“Ibra është një kampion puro”. Është thuajse një deklaratë dashurie (futbollist­ike) ajo e Zvonimir Boban, drejtuesit të Milanit, kundrejt Zlatan Ibrahimovi­çit. Kështu është shprehur kroati me rastin e një eventi të organizuar në Milano. “Zlatan ka një personalit­et të veçantë. Ka një profesiona­lizëm të rrallë”, ka vijuar Boban. Jo se do të ishte nevoja, por fjalët e ish-mesfushori­t janë konfirmimi i radhës që në qendrën stërvitore kuqezi “Milanello”, përveç futbollist­ëve që shënojnë, nevojiten edhe profile me një mentalitet të përgatitur përpara se me këmbë të afta. Prandaj “Zorro” ka siguruar: “Duke i njohur pasojat që mund të kishte pasur transferim­i i tij, nuk ishte aq e lehtë, pasi skuadra po kalonte një moment të vështirë. Megjithatë ai e kuptoi menjëherë atmosferën brenda dhomave të zhveshjes. Delikatesë­n e momentit. Ibra kishte gjithçka për të rrezikuar. Ajo që bën tani është gjithçka një plus. Do e falënderoj gjithë jetën”.

– “Impaktin Ibra e ka pasur. Mendoj se të dielën në derbi do të jetë, ashtu siç pretendoi të ishte fundjavën e kaluar kundër Veronës”. Kur mungojnë edhe disa ditë nga supersfida, Boban nuk mund të mos japë një mendim për përballjen kundër Interit: “Ndeshja e radhës është ajo që ka gjithmonë rëndësi më të madhe. Është një derbi i veçantë”. Në fund, lidhur me modulin, ka shtuar: “Ne kemi ndryshuar skemë, por nuk duhet të tregohemi të fiksuar nga kjo. Kur luan me dy linja me nga katër lojtarë, ke më shumë ekuilibër në fushë. Milani nuk është ende ai i versionit përfundimt­ar, por është rritur shumë gjatë kësaj periudhe”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania