Panorama Sport (Albania)

Spaleti ndez derbin: Doja Milanin, por Interi më “prangosi”

“Më paguan kur më erdhi oferta për të qëndruar në shtëpi”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Luçiano Spaleti rikthe het të flasë dhe ndoshta jo më kot ka pritur që ta bëjë këtë në pritje të fundjavës së nxehtë milaneze, e cila ka në program derbin e “Madoninës”. Dhe pse jo, si një formë hakmarrjej­e për mënyrën se si Interi e largoi nga skuadra, ish-trajneri zikaltër vendos që të tregojë prapaskena­t e “postdivorc­it”, situatën e komplikuar, por edhe prangosjen që drejtuesit Xhuzepe Marota me shokë i bënë atij, duke i mohuar që në një moment të parë të merrte drejtimin e Milanit, diçka që sipas Spaletit ishte një lëvizje e planifikua­r dhe keqdashëse nga interistët. Ndërkohë, ai përgënjesh­tron zërat që e shihnin atë pranë Napolit: “Nuk më ka kontaktuar askush pas shkarkimit të Karlo Ançelotit. Madje, nëse doni mendimin tim, Napoli ka bërë një zgjedhje shumë të zgjuar me Xhenaro Gatuzon. Ai është një trajner i ri dhe shumë i përgatitur, duke bërë gjëra mjaft pozitive, shprehet Spaleti, i cili më pas del hapur. – I vetmi klub që më ka kontaktuar gjatë këtij sezoni ka qenë Milani. Por pikërisht në momentin që unë kisha rastin të rikthehesh­a në stol, Interi vendosi të më paguajë për të qëndruar në shtëpi. Nuk e di se cili ishte vlerësimi i tyre për këtë çështje dhe nuk e di pse u kujtuan që të më paguajnë, duke më detyruar që të qëndroj të paktën këtë sezon pa skuadër, vetëm pasi erdhi thirrja e Milanit, ndërsa unë kisha kërkuar disa herë që të gjenim një zgjidhje konsensual­e për ta mbyllur kontratën time që më kishte mbetur me Interin”. KEQARDHJE

Dhe Spaleti, brenga, nga mënyra se si u largua nga Interi, ka shumë, e para për arritjet e tij si dy kualifikim­e radhazi në Champions dhe tjetra duke parë trajtimin që po i bëhet Antonio Kontes nga ana e drejtuesve. “Sezoni i fundit me Interin ishte shumë intensiv për mua, ndonëse e konfirmoj se ishte mjaft i komplikuar.

Dhe mbase edhe për këtë që renditja finale pati edhe më shumë vlerë falë kualifikim­it në Champions. Merkato yjesh pas largimit tim? Unë mbaj

mend se ka pasur disa situata, ku Interi kishte disa probleme me normat e ‘Fair Play’-t Financiar dhe nuk mund të bënim shumë, edhe pse disa

mundësi për të bërë disa afrime i kemi pasur. Afrime të tipit Eriksen? Unë dua të them vetëm se është një lojtar me shumë cilësi dhe nëse Konte punoi fort edhe vetë për ta pasur tek Interi, jam i bindur se do të dijë ta vërë në funksion të skuadrës. Dhe unë shpresoj që në fund populli zikaltër të marrë satisfaksi­one”. Në fund, në lidhje me të ardhmen e tij, Luçiano Spaleti e di se çfarë kërkon: “Nëse do të kishte qenë për mua, nuk do të isha larguar nga Interi kurrë. Por në kokën time mendoj se kam nevojë sërish për një sfidë disi të çmendur, siç ka qenë më parë Zeniti, pastaj rikthimi te Roma dhe akoma më shumë Interi. Nuk dua diçka të qetë, pasi jam gati t’i përvesh mirë mëngët”, përfundoi 60-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania