Panorama Sport (Albania)

Strakosha “Supermen”, Kumbulla e Rrahmani “nderojnë” Interin

Dështon parakalimi në renditje, Lacio-Verona “X”

-

Një ndeshje elektrizue­se deri në sekondën e fundit, por pas vërshëllim­ës finale të arbitrit, shifrat nuk do të lëviznin nga 0-0. Edhe pse për Lacion ky ishte një frenim që u mohon kryeqyteta­sve marrjen e vendit të dytë të renditjes dhe afrimin me vetëm 2 pikë nga Juventusi, Thomas Strakosha me shokë gjejnë përballë një Verona të pathyeshme në mbrojtje, falë edhe një pune fantastike të talentit shqiptar Marash Kumbulla dhe të kosovarit Amir Rrahmani, gjithmonë e më shumë surprizat më të bukura të këtij sezoni të Serisë A. Por nëse Lacio qan mundësinë për ta parë veten sa më pranë kreut dhe në vend të dytë, në të njëjtën kohë duhet të falënderoj­ë edhe portierin e Kombëtares kuqezi, Strakosha, i cili natën e djeshme luajti një takim në versionin “Supermen”, duke fluturuar në çdo cep të kuadratit të tij dhe duke shmangur surprizat. Thomasi e nisi spektaklin e tij personal në të 15-ën, duke fluturuar në një predhë të Pesinas, ndërsa në fundin e pjesës së parë është i vëmendshëm në gjuajtjen-kros të Lazoviç. Në minutën e 60-të shqiptari bllokon sërish bukur një goditje me klas të Lazoviç, ndërsa e mbyll takimin me një shtrirje në diagonale, pas goditjes perfekte të Borinit. Por edhe Kumbulla e Rrahmani nga ana tjetër bënë një punë fantastike. Talenti shqiptar dhe kapiteni i Kosovës iu bënë mur Imobiles, duke i mohuar golashënue­sit më të mirë të Serisë A që të gjejë rrjetën e radhës, ndërsa Kumbulla më së shpeshti pati edhe përplasje fizike me Milinkoviç­in, duke dalë disa herë fitues, por në fund, të dyja ekipet ndanë nga 1 pikë.

STRAKOSHA – Prova e portierit të Lacios ishte ekzemplare, duke merituar notën 7: “Dy pritje për fantashken­cë, sidomos ajo ndaj Pesinas në pjesën e parë dhe Borinit në fundin e sfidës. Merr frymë lirisht në një goditje të Verres, por Thomasi u rikthye në nivelet e tij të larta”.

KUMBULLA – Sërish elozhe për talentin shqiptar të mbrojtjes veroneze, duke merituar notën 6: “Është i ri, ende jo i formuar totalisht fizikisht, pasi në Serinë A nevojiten më shumë muskuj. Gjithsesi, kur duhet arrin të fitojë dy

duele me Milinkoviç-Saviç dhe paraprin disa herë Imobilen. Në fund, misioni është i kryer me shumë sukses për Marashin”.

RRAHMANI – Më pozitive prova e kosovarit të Veronës, një blind në qendrën e repartit: “Soliditeti i tij nuk të surprizon më, por t’i mbash kokë Imobiles për 90 minuta, edhe pse jo pa vështirësi, kjo nuk është diçka e vogël. Pasi përballë ishte autori i 26 golave në 22 javë të Serisë A. Jo një dosido. Por Amiri nuk kalohet lehtë”, shkruante “tuttomerca­toweb”.

 ??  ?? Kumbulla, i pakalueshë­m edhe për Milinkoviç­in
Kumbulla, i pakalueshë­m edhe për Milinkoviç­in

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania