Panorama Sport (Albania)

Bajerni, kualifikim me dorë në zemër

Shkëlqen vetëm Levandovsk­i, miqtë për pak nuk surprizuan

-

Bajerni i Mynihut u kualifikua mes vësh tirësive në raundin e ¼-ave të Kupës së Gjermanisë. Skuadra e Flik edhe pse ishte në avantazh të dy golave për pjesën më të madhe të ndeshjes, në fund rrezikoi kualifikim­in edhe pse ndeshja do të shkonte me shtesë.

NDESHJA - Ishte skuadra e Hofenhaimi­t ajo që shënoi e para në minutën e 8-të pas një devijimi të Boateng. Mbrojtësi bavarez në tentativë për të ndalur një top në zonë, e goditi atë në portën e Manuel Nojerit që nuk kishte asnjë mundësi për të reaguar. Por Bajerni u përgjigj menjëherë dhe sërish ishte një devijim i mbrojtësit mik, Hubner, që solli golin e barazimit në të 13’. Pas këtij momenti bavarezët morën kontrollin e ndeshjes dhe nisën sulmet drejt skuadrës kundërshta­re. Në të 20’, Tomas Myler shënon pas një topi të gjatë të David Alabasë. Gjermani gjen saktë kohën duke ndalur topin në rrjetë. Miqtë u munduan të reagonin por pa sukses, Levandovsk­i në të 36-ën shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e Bajernit. Polaku përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Pentke duke goditur saktë me kokë në portën e boshatisur. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-1 për Bajernin.

PJESA E DYTË - Ishte Levandovsk­i ai që kishte mundësinë më të mirë për të shënuar golin e katërt por portieri mik bëri mrekullinë. Në të 54’ Nordvait mund të ngushtonte diferencat, por gjuajtja e tij kaloi pranë shtyllës së Nojerit. Ky i fundit bëri një tjetër pritje

decizive pak minuta më vonë pas një gjuajtjeje nga distanca të Zuber. Bajerni uli disi ritmin në krahasim nga pjesa e parë, pasi me mendje ishte pa dyshim në sfidën e radhës në kampionat, aty ku mysafire do të vijë skuadra e Lajpcigut. Por në të 80’ Levandovsk­i shënoi edhe golin e katërt dhe të sigurisë

për skuadrën e Bajernit. Polaku kërcen më shumë nga të gjithë duke dërguar topin në rrjetë. Miqtë u kundërpërg­jigjën menjëherë duke shënuar golin e dytë me anë të Dabur në të 82’. Ndeshja hyri në një fazë interesant­e atëherë kur të gjithë menduan se loja shkoi në favor të kampionëve të Gjermanisë,

Hofenhaim shënoi edhe golin e tretë në minutën e 2-të shtesë me autor Dabur. Por lehtësimi për tifozët e Bajernit erdhi vetëm pas vërshëllim­ës së fundit të arbitrit Shtegeman. Bavarezët u kualifikua­n për në fazën e çerekfinal­eve pas një ndeshjeje dramatike në shtëpi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania