Panorama Sport (Albania)

Manuel Nojer: Nybel le të presë, unë dua Champions-in

-

Kapiteni i Bajernit, Manuel Nojer, tregoi në një intervistë për faqen zyrtare të klubit rrugëtimin e tij në Mynih. Bavarezët festojnë këtë muaj 120-vjetorin e krijimit, një shifër që për Nojerin flet vetë.

Bajerni mbush 120 vjeç, çfarë do të thotë për ju kjo?

Mund të them se është një ndjesi shumë e bukur të dish që bën pjesë në një nga klubet më të mëdha në botë. Të fitosh këtu është diçka normale, të paktën kështu mendon opinioni publik. Por ne lojtarët duhet të djersitim shumë. Kam gati 10 vite këtu në Mynih, jam rritur me mentalitet­in fitues. Sapo bie bilbili i parë, mendoj vetëm se si të fitoj ndeshjen.

Faza e parë nuk ishte e mirë për Bajernin, cili ishte roli juaj pas shkarkimit të Kovaçit?

Si kapiten i skuadrës duhet të jem i përfshirë në të gjitha çështjet e skuadrës, edhe ato jashtë fushe. Kam dhënë mendimin tim në atë kohë dhe i qëndroj asaj. Duhet të mbash gjithmonë një qëndrim të drejtë si në momentet e mira dhe të vështira. Pas asaj periudhe mendoj se gjërat kanë ecur pozitivish­t për ne. Por edhe me Nikon kemi bërë ndeshje të mira, të mos harrojmë fitoren 7-2 ndaj Totenhemit në Londër.

Te Bajerni, kapitenët e mëparshëm kanë qenë “ujqër”, të paktën për sa i përket karakterit, është e vërtetë se ju dukeni më të qetë?

Çdo njeri është ndryshe. Jam munduar të ruaj stilin tim, edhe pse kohët kanë ndryshuar që nga koha kur kam ardhur. Mundohem të bind skuadrën të më ndjekë në anë diplomatik­e dhe jo duke ngritur zërin.

Do të thoni se jeni ndryshe në jetën tuaj private?

Jo, aspak. Mund të pyesni edhe shokët e mi jashtë fushës. Jam i njëjtë.

Shembullin e kujt keni ndjekur apo keni kërkuar të ndiqni?

Jo, jam munduar të jem autentik. Jam gjithmonë i hapur me shokët e skuadrës, kur gjërat shkojnë mirë ua them në sy, këtë gjë kam kërkuar edhe për veten time.

Çfarë prisni nga kjo fazë e dytë?

Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të fituar një trofe të rëndësishë­m. Pasi dolëm tri herë radhazi në vendin e dytë, në 2012-ën nisëm një epokë të re e cila vazhdon edhe

sot e kësaj dite. Bundesliga ka qenë gjithmonë objektivi ynë. Sigurisht që Champions-i është një trofe special, ta fitosh atë është një ndjesi e veçantë.

Nybel do të jetë një portier i Bajernit në sezonin e ardhshëm, si do ta prisnit? Gjithkush që vjen në familjen tonë është i mirëpritur. Aleksandër gjithashtu, ai vjen në një klub të madh dhe për këtë është i vetëdijshë­m. Unë do të vazhdoj të bëj punën time, e cila do të vlerësohet nga trajneri. Ai vendos se kush do të luajë. Mendoj se kjo metodë ndiqet kudo edhe në jetën e përditshme. Dikush që e bën punën më mirë se tjetri, ka përparësi. Ai është i ri dhe do të ketë të gjithë kohën e tij për të përfaqësua­r Bajernin ashtu siç duhet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania