Panorama Sport (Albania)

Shkarkime, sherr e dëmtime, 35 ditët e errëta të Barçës

-

Në dollinë e Vitit të Ri, Jozef Maria Bartomeu ishte shumë i buzëqeshur në tavolinën bashkë me drejtuesit e tij. I uroi të gjithë për një vit 2020 të suksesshëm dhe sa më pozitiv, si në aspektin familjar, ashtu edhe në atë sportiv. Por ajo që nuk dinte presidenti i Barcelonës ishte se fillimi i vitit të ri do të ishte një ferr për ta, madje më keq: luftë civile. Për më tepër, priten ditë të tjera shumë të nxehta në Katalonjë. Bartomeu dhe Vidal kishin pasur një takim me njëri-tjetrin përpara disa ditësh ku francezi i shpjegoi arsyet pse nuk u futën në merkato për sulmues dhe duket se arsyet e kishin bindur për të dalë nga kjo mbledhje i lumtur dhe më i fortë. Por gjithçka u shndërrua në një polemikë pas intervistë­s që sekretari teknik (Abidal) dha për gazetën "Sport"... Pas fjalëve të Leo Mesit në "Instagram" drejtuesit e Barcelonës janë të akuzuar, madje të sulmuar. Eliminimi nga Superkupa e Spanjës, shkarkimi i Ernesto Valverdes, përgjigjja negative e Ksavit, emërimi i Setienit, dëmtimi i Suarezit, vendimi për të mos bërë merkato, sulmi i Rakitiçit në drejtim të krerëve, dëmtimi i Dembelesë dhe së fundmi fjalët e ashpra të Lionel Mesit. Gjithçka ka ndodhur në 35 ditët e para të vitit. Gjithçka ndodhi në golin e Vu Leit në derbin katalanas. Ai gol ra si një bombë në Barcelonë dhe Ernesto Valverde u vu në diskutim për të ardhmen. Disa ditë më vonë, ishte e famshmja Superkupë e Spanjës, që u zhvillua në Arabinë Saudite. Gjysmëfina­lja kundër Atletikos së Madridit ishte në rrugën e duhur. Skuadra e Valverdes bëri 80 minutat më të mira të sezonit, por dy gabime individual­e e lanë Barcelonën pa finale dhe pa... trajner. Drejtuesit e shkarkuan "Milingonën" pak orë pas eliminimit. Oskar Grau dhe Erik Abidal shkuan në Katar për të biseduar me Ksavin dhe e zgjodhën legjendën si njeriun që do të rikthente qetësinë. Ksavi nuk e pranoi ofertën dhe fotot e takimit kishin bërë xhiron e botës. Edhe Kuman me Poçetinon nuk e pranuan stolin e nxehtë. Pas disa ditë takimesh në qendrën stërvitore "Joan Gamper", Ernesto Valverde u largua duke buzëqeshur dhe duke u përshëndet­ur me rojet e sigurisë. Bartomeu i kishte komunikuar lajmin se nuk do të vazhdonte të ishte më trajner. Kike Setien ishte i përzgjedhu­ri pasi drejtuesit u refuzuan 3 herë. Ai tha se ishte me lopë dhe e kontaktuan nga Barcelona. Diçka që tregon se nuk ishte zgjedhja e duhur. U mendua se do të mbaronin problemet me trajnerin e ri, i cili është i dashuruar pas stilit të Krojfit dhe Guardiolës. Nisën të shfaqeshin problemet e tjera, ku Luis Suarez duhet të operohej dhe do të humbte të gjithë sezonin. Nuk ishte shqetësues­e situata në atë moment sepse merkatoja ishte përpara dhe do të afrohej një sulmues. Në fakt, ndodhte e kundërta. Ditët kalonin dhe Setienit po i largoheshi­n lojtarët. Në repartin e sulmit po krijohej një boshllëk i madh. Karles Perez u transferua te Roma dhe ishte e qartë që katalanasi­t kishin nevojë për një numër 9. Trajneri driblonte pyetjet me stil duke thënë se do të provonte lojtarët e akademisë, por edhe Abel Ruiz me Markesin u shitën. Sytë u hodhën të gjithë nga Osman Dembele, i cili u konsiderua nga trajneri si blerja e merkatos së janarit sepse drejtuesit vendosën të mos bënin blerje. Por mallkimi goditi sërish kampin katalanas sepse Osman Dembele u dëmtua përpara 2 ditësh dhe do të operohet duke humbur sezonin. Setien ka mbetur vetëm me 3 sulmues, Mesi, Grizman dhe Ansu Fati. Asnjë nga ata nuk është numër 9... Si të mos mjaftonin problemet e mëdha, ishte Rakitiç që lëshoi disa shigjeta në drejtim të bordit katalanas, pasi në verën e kaluar ai doli në shitje. Më e rënda ishte ajo mes Leo Mesit dhe Abidalit. Në Barcelonë do të ishin të lumtur nëse do të ishte e fundit...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania