Panorama Sport (Albania)

Setien: S'jam babai i Mesit që ta këshilloj

-

Nuk janë kushtet komode për të përgatitur një ndeshje futbolli, por Kike Setien e ka për detyrë që ta menaxhojë situatën dhe të marrë rezultat pozitiv ditën e sotme kundër Bilbaos në çerekfinal­et e Kupës së Mbretit. Nuk mund të mungonin pyetjet për debatin e fortë mes Mesit dhe Abidalit, por ai nuk donte të përfshihej. "Ajo është një situatë që nuk duhet të na përfshijë ne, sepse unë merrem me futbollin dhe dua që me lojtarët të flas gjërat e fushës. E di që në klube të tilla ka probleme, por nuk mund t'i kontrolloj unë. Për mendimin tim, më mirë të flasim për futboll. Mesi? Unë nuk jam babai i tij për t'i dhënë këshilla se si të sillet. Nuk futem në çështjet personale. Unë e pashë të motivuar dhe të gëzuar në stërvitje", ka thënë fillimisht Setien.

Bilbao - "Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Të dyja ekipet do të luajnë me objektivin për t'u kualifikua­r. Do të jetë sfidë e barabartë dhe shumë e luftuar. Unë e njoh mirë Bilbaon dhe në shtëpinë e saj është një skuadër e fortë".

Skuadra - "Unë do të zbres në fushën e lojës me një formacion kompetitiv. Dëmtimet janë pjesë e futbollit dhe do të punojmë për t'u përmirësua­r. Ka momente që në stërvitje jemi të jashtëzako­nshëm".

I penduar? - "Është e vërtetë që përpara një muaji nuk kisha asnjë problem në jetën time, por këto janë probleme të bekuara. Jeta ime nuk ka qenë kurrë e lehtë, imagjinoni tani që jam në një klub si Barcelona".

Vidal - "Është rikuperuar plotësisht dhe punoi me grupin. Nuk mund të them nëse do të jetë për të luajtur, por është një lojtar

i rëndësishë­m për ne. Ai mund të na sjellë gjëra që lojtarët e tjerë nuk i kanë dhe mund të luajë më i avancuar".

E rëndësishm­e - "Sigurisht që çdo ndeshje është e rëndësishm­e, por nuk mund të them nëse do t'i përcaktojë fatet e sezonit apo jo".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania