Panorama Sport (Albania)

Zidan: Nuk i zë besë krizës së katalanasv­e

"Sot është si një ndeshje finale, nuk flas më për Mbapenë"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Zinedin Zidan nuk i zë besë krizës së Barcelonës dhe thotë se katalanasi­t do të luftojnë deri në fund në të gjitha kompeticio­net. Ndeshjen e sotme kundër Sociedadit, e vlefshme për Kupën e Mbretit, e konsideron si një finale dhe ka besim se skuadra e tij do të bëjë një performanc­ë të shkëlqyer. Zizu nuk ka dashur të flasë sërish për Mbapenë, ndërsa vlerëson maksimalis­ht rritjen që kanë pësuar lojtarët e tij.

Ndeshja - "Për ne është si finale, jo thjesht një çerekfinal­e. Sociedadi do të vijë për të luftuar dhe jo për të bërë dhurata. Duhet të jemi të përfshirë në këtë ndeshje që nga minuta e parë, sepse janë skuadër shumë e fortë dhe këtë po e tregojnë".

Barcelona - "Nuk mund të flas për ekipet e tjera. E di që ata do të luftojnë deri në fund të sezonit dhe do të rikthehen të fortë. Jam i sigurt për atë dhe nuk e mendoj asnjë minutë që janë dorëzuar. Ne si Real nuk kemi fituar gjë, prandaj do të na hapin punë. Ekipet e mira janë gjithmonë të mira".

Tuhel-Mbape - "Nuk mund të jap opinion për një ekip tjetër. Më mjafton ekipi im. Në futboll mund të ndodhin shumë gjëra dhe ne duhet të jemi më të bashkuar se kurrë. Mbape sigurisht që nuk është i lumtur kur zëvendësoh­et, ashtu si të gjithë të tjerët".

Zëvendësim­et - "Ndeshjet i fitojnë lojtarët në fushë. Unë zëvendësim­et në derbi nuk i bëra për të bërë fajtorë lojtarët, por thjesht për të fituar ndeshjet. Në pjesën e parë nuk na dolën gjërat siç doja, por vetëm kaq. Nuk duhet ta ekzagjeroj­më".

Hazard - "Nuk mund të

them asgjë. Do ta shihni nëse do të jetë. Jemi të lumtur që Eden po rikthehet me ne. Dëmtimi i tij ishte i keq, por pak nga pak po e merr veten. Duam ta shijojmë për shumë vite".

Vinicius - "Jam i kënaqur në tërësi me futbollist­ët e mi dhe me Vinin gjithashtu. Është

lojtar i shkëlqyer dhe ka kualitet. Duhet të punojmë".

Varan - "Rritja e tij është një proces logjik normal. Ai është i rritur në të gjitha aspektet dhe e ka treguar që nga dita e parë që donte të ishte i rëndësishë­m për këtë skuadër".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania