Panorama Sport (Albania)

Numrat “divorcojnë” Guardiolën me Sitin

Vetëm triumfi në Champions i zgjidh hallet e “Qytetarëve”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Të dytët në Premier Ligë dhe ende në garë për tripletën e Kupave do të ishte një sukses për shumicën e klubeve, por jo për Mançester Sitin. Kampionët e Anglisë e shohin veten 22 pikë pas Liverpulit, duke shënuar sezonin më të dobët në karrierën e Pep Guardiolës. Trajneri i Sitit premtoi se skuadra e tij do të përmirësoh­ej akoma më shumë pasi fitoi titullin e dytë radhazi kampion me 98 pikë sezonin e shkuar dhe se do të bëhej skuadra e parë në histori që do bënte tripletë titujsh, por kjo nuk ndodhi. Veç kësaj, “Daily Mail” zbuloi se në mbledhjen 50-minutëshe pas humbjes me Totenhemin, lojtarët i janë ankuar trajnerit për rrotacione­t e shumta. Katalanasi nuk ka zgjedhur kurrë të njëjtin formacion këtë sezon në Premier Ligë. Por ky është vetëm një nga shqetësime­t që i shtohet Pepit, e ardhmja e të cilit në “Etihad” mbetet në dyshim.

PROBLEMET NË MBROJTJE

Siti ka shënuar më shumë gola këtë sezon se çdo skuadër tjetër në kampionat, por ka probleme serioze në ekstremin tjetër. Vendimi për të mos zëvendësua­r Kompaninë dhe dënimi i gjatë i Laport, kanë bërë që kampionët të përdorin Fernandinj­on shpesh në zemër të mbrojtjes. Dhe rivalët po tregohen dinakë, duke i zënë shpesh në befasi në kundërsulm.

BLERJET NUK SHKËLQYEN

Ishte një kohë kur gjithçka

blinte Siti shndërrohe­j në ar: Aguero, David Silva, Jaja Ture u transferua­n të gjithë në vitet 2010 dhe 2011 dhe u shndërruan në legjenda. Kjo vijoi me Fernandinj­on, Sterlingun dhe De Bryjnen dhe me afrimet e Guardiolës Ederson, Laport dhe Sane. Por transferim­et e fundit të kampionëve nuk kanë pasur të njëjtin impakt, me përjashtim të Bernardos. Mendi, Kanselo, Mahrez (luhatje forme) dhe transferim­i rekord i Rodrit nuk e kanë dërguar skuadrën në një tjetër nivel.

SHIRITI DHE PENALLTITË

Pep ka qenë gjithnjë plot

autoritet në drejtimin e tij, duke zemëruar shpesh edhe yjet. Por këtë sezon pas largimit të kapitenit Kompani, ai ua la lojtarëve ta vendosnin kapitenin e ardhshëm. Ata vendosën që shiritin ta mbajë David Silva në sezonin e fundit në “Etihad”. Por pavarësish­t se ishte një vendim popullor, nuk ishte ai që i duhej skuadrës. Pavarësish­t se ka një dekadë në klub, spanjolli nuk është ai lideri që merr për dore skuadrën dhe as komunikon me tifozët. Përveç kësaj, 34vjeçari nuk është më një titullar i padiskutue­shëm. Problem janë edhe ekzekutime­t e penalltive. Aguero, Sterling, Zhezus, Gyndoan kanë gabuar dhe ekzekutues­i më i mirë i 11-metërshave sipas Guardiolës është portieri Ederson, por deri tani nuk e kemi parë t’i jepet kjo mundësi.

FORMA E STERLING

Rahim ka luajtur 98 ndeshje që kur është kthyer nga Botërori i 2018-ës dhe për herë të parë po vërehen shenja lodhjeje. 8 ndeshje pa shënuar janë rekordi i tij më i dobët me Sitin këto 3 vite.

ENIGMA AGUERO-ZHEZUS

Askush nuk e vë në dyshim statusin e argjentina­sit, i cili konfirmohe­t si sulmuesi kryesor me 21 gola këtë sezon. Por i vetmi gol i Kun kundër 6 ekipeve të mëdha është ai që në gusht kundër Totenhemit. Guardiola po bën rrotacion me Zhezusin, por nuk po sheh rezultat të madh.

PASIGURIA E STOLIT

Është normale të pyesësh nëse Guardiola do të vazhdojë të jetë në “Etihad” pas këtij sezoni. Ai nuk ka qëndruar kurrë më shumë se 4 vite në një klub në të shkuarën, pavarësish­t se ka edhe një vit tjetër përveç këtij kontratë në “Etihad”. Ka premtuar se nëse nuk do ta shkarkojnë, do ta respektojë kontratën deri në fund. Deri në 2021-shin Silva do jetë larguar, Aguero është me valixhe në duar, Sterling ka shprehur interes për të luajtur jashtë, ndërsa Sane nuk po rinovon dhe në dritare është Bajerni. Por të gjitha këto probleme më sipër i zgjidh vetëm një “ilaç”, triumfi në Champions.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania