Panorama Sport (Albania)

Përmbysje dhe ripërmbysj­e, feston Murinjo

- MURINJO

Zhoze Murinjo u punësua me një kosto të lartë për të fituar trofe dhe për t'i dhënë fund pritjes së gjatë të Totenhemit për të bindur lojtarët se ata mund të përmbushin ambiciet e tyre pa u larguar nga klubi. Me "Spërsat" e eliminuar nga Kupa e Ligës dhe shumë larg garës për titull në Premier Ligë, ata u kualifikua­n në Champions, por nuk ka dyshim që kompeticio­ni të cilit "Speciali" i ka vënë syrin është Kupa FA. Ky është objektivi më i arritshëm për portugezin, skuadra e të cilit u afrua një hap më shumë, ku në 1/8-at do të përballet në shtëpi me Noruiçin. Gola dhe emocione në stadiumin e Totenhemit në "Replay"-n e fundit të raundit të 1/ 16-ave të kompeticio­nit më të vjetër në botë. Pas barazimit 11 në Sauthempto­n, ka përmbysje dhe ripërmbysj­e në veri të Londrës: "Spërsat" kaluan në avantazh falë autogolit të Stefens në minutën e 12-të. Por "Shenjtorët" reagojnë dhe pasi barazojnë me Long në minutën e 34-ët, gjejnë edhe golin e avantazhit në minutën e 72-të falë një kundërsulm­i që finalizohe­t në mënyrë perfektë nga Ings. Por 6 minuta më vonë Lukas Moura ekuilibron shifrat dhe në minutën e 87-të Son shmang minuta të tjera lojë duke fituar dhe shndërruar gol një penallti. Përfundon 3-2 dhe feston Murinjo.

- "Mendoj se luajtëm mirë", tha trajneri portugez, i cili bëri edhe ndryshime taktike. "Skuadra më e mirë humbi, por ne luajtëm në limitet tona. Lojtarët tanë dhanë shpirtin dhe zemrën në fushë. Dhanë gjithçka dhe meritojnë të festojnë. Tani do të luajmë kundër Noruiçit dhe nuk do të jetë aspak e lehtë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania