Panorama Sport (Albania)

2020-ta e Zotit, Alison më shumë pagëzime sesa gola

Pas Firminos, braziliani pagëzon edhe gruan e Fredit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Portieri i Liverpulit, Alison Beker, ka bërë një tjetër pritje të shkëlqyer, duke “shpëtuar” shpirtin e gruas së rivalit të tij në Premier Ligë, Fred. Besimtari i devotshëm kryen shpesh pagëzime në pishinën e shtëpisë së tij së bashku me bashkëshor­ten Natalia. Pasi pagëzoi shokun e tij të skuadrës, Roberto Firmino, muajin e shkuar ai ka pagëzuar edhe Monik Salum, gruan e mesfushori­t brazilian të Mançester Junajtid, Fred. Gardiani i kryesuesve të Premier Ligës ka bërë më shumë pagëzime sesa ka pësuar gola gjatë vitit 2020 (vetëm 1 gol i pësuar). Gruaja e Fredit postoi videon ndërsa zhytet në ujë nga Alison dhe Natalia dhe të tre përloten nga emocionet gjatë ceremonisë evangjelis­te. Ata janë pjesë e kishës “Hillsong”. Çiftit më pas i bashkohet edhe një pastor që i ndihmon për të kryer ritualin.

POSTIMI I MONIK – Monik, e cila postoi videon e ceremonisë së mbajtur në muajin janar, e shoqëroi atë me fjalët: “Kjo ditë do të jetë përjetësis­ht e shënuar në zemrën dhe shpirtin tim. Është dita e takimit tim me Jezu Krishtin, ku unë ndjeva prezencën e tij dhe ishte zgjedhja më e sigurt dhe e rëndësishm­e në jetën time, ku unë i dhashë jetën dhe të gjithë zemrën time. Edhe po të doja, nuk do të isha në

gjendje që të shpjegoja gjithçka ndjeva atë ditë dhe se si ti ke transformu­ar jetën time dhe të familjes sime. Nuk mund të harroj që të falënderoj shokët e mi Natalia Beker dhe Alison Beker, të cilët më prezantuan në jetë me Jezu Krishtin dhe dëshmitarë­t

e tyre po transformo­jnë jetët e të gjithëve përreth, përfshirë timen. Faleminder­it që më bënë të ndiej dashurinë e vërtetë. Ju jeni një bekim në jetët tona. Faleminder­it Zotit, unë jam një shërbëtorj­a juaj”. Edhe Alison komentoi pagëzimin e tij të fundit: “Ajo që

Zoti ka bërë për ne nuk do ta harrojmë kurrë. Jam ende pa fjalë për të përshkruar dashurinë e Jezusit. Jam shumë i lumtur që mora pjesë në një moment si ky, në pagëzimin e njerëzve që i dua shumë. Faleminder­it shumë Jezus, të dua”.

 ??  ?? Alison gjatë lutjes në pagëzimin e gruas së mesfushori­t të Junajtid, Fred
Alison gjatë lutjes në pagëzimin e gruas së mesfushori­t të Junajtid, Fred
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania