Panorama Sport (Albania)

Harron ndarjen me alkool, Karius tërbon turqit

-

Loris Karius pritet të spostohet nga Beshiktash­i përsëri në Liverpul, sepse klubi turk beson se portieri i huazuar nga kampionët e Europës abuzon shumë me jetën e natës. Gazeta turke “Fotospor” raportonte se jeta e luksit që i pëlqen të bëjë gjermani pas ndarjes rishtas të tij nga e dashura Sofia Thomalla ka ndikuar në paraqitjet e tij në fushë. 26-vjeçari është fotografua­r shpesh në jetën e natës në Stamboll. Forma e Kariusit në Turqi ka lënë për të dëshiruar, ku nuk kanë munguar edhe gafat e tij si ato në finalen e Champions-it kundër Realit të Madridit në vitin 2018. Aq sa ish-e dashura e tij Sofia një mëngjes e gjeti makinën e saj me fjalën “dështak” të shkruar me spraj. Tifozët kanë vërshëllye­r çdo prekje të topit nga portieri pas gabimeve në eliminimin e Beshiktash­it nga Kupa përballë skuadrës së Kategorisë së Dytë Erzurumspo­r. Karius pësoi 6 gola në dy takimet vajtje-ardhje dhe nuk ka mbyllur një ndeshje pa pësuar gol që prej muajit nëntor, duke e lënë klubin në vend të 7-të të klasifikim­it. Trajneri Sergen Jalçin po e humbet durimin me numrin e tij 1 dhe në verë do të kërkojë një portier për ta zëvendësua­r. Ish-gardiani i Maincit i shpalli luftë edhe drejtuesve të klubit kur i kërcënoi ata se do t’i hidhte në gjyq, sepse nuk ishte paguar prej 4 muajsh. Huazimi i tij përfundon në verë dhe shanset që Beshiktash­i ta blejë atë nga Liverpuli janë thuajse zero. Karius nuk e ka përjashtua­r një rikthim në Mersejsajd me shpresën për të luajtur sërish në “Anfield”, ku ai ka një kontratë deri në vitin 2021.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania