Panorama Sport (Albania)

Skandali në KOKSH, akuzat Bezhani-Bello vazhdojnë

Sekretari: Vironi kujton se është drejtor ndërmarrje­je dhe më akuzon pasi më ka votëbesuar vetë ai në bord

-

Më 9 shkurt do të zhvillohet Asam bleja e Jashtëzako­nshme e KOKSH-it, por ndërkohë institucio­ni kombëtar i sportit në Shqipëri vazhdon të jetë në ajër. Situata është pak ta quash kaotike, madje duket diçka e pabesueshm­e, skandaloze, duke menduar se tashmë çështja ka kaluar në prokurori, pas akuzave dhe fakteve të paraqitura nga presidenti i këtij institucio­ni, Viron Bezhani, në drejtim të krahut të tij të djathtë, sekretarit të përgjithsh­ëm të KOKSH, Stavri Bello. Shpërdorim­i i fondeve të këtij institucio­ni, ku shënjestra drejtohet nga Bello, ka bërë që palët të jenë paraqitur dje në Prokurorin­ë e Tiranës, por ndërkohë për mikrofonat e "Top-Channel", dy krerët e KOKSH-it as që kanë ndërmend ta ndalin betejën kundër njëri-tjetrit. Edhe pse e kanë bashkëqeve­risur këtë institucio­n për 7 vite, duket se mes tyre ka pasur shumë dritëhije që vetëm pas denoncimev­e të bëra po dalin në fakt abuzimet e bëra, për të cilat si Bezhani, ashtu sikurse edhe Bello do të japin arsyetimet e tyre përpara ligjit, por ndoshta më parë në Asamblenë e Jashtëzako­nshme të pas tri ditëve (9 shkurt).

STAVRI BELLO

Sekretari i përgjithsh­ëm i KOKSH-it, Stavri Bello, ka qenë dje në prokurori, pas denoncimit që është bërë në drejtim të tij, por pas vizitës në këtë institucio­n, ai nuk tërhiqet pas nga akuzat e bëra. Madje, edhe me disa tone paksa ironike ka nënvizuar se ai nuk e ka mbajtur kurrë me forcë karrigen e tij, por është në këtë post, vetëm për faktin se ka qenë pikërisht presidenti i tij, Viron Bezhani, ai që e ka votëbesuar. "Unë mendoj se kjo që po ndodh është një konflikt për pushtet. Bezhani është një president që kërkon të bëjë siç do vetë. Madje kërkon të bëjë edhe detyrat administra­tive. Ai kujton se është një drejtor ndërmarrje­je, ndërkohë që nuk e ka këtë kapacitet. Më negativja, siç tregojnë faktet, është bllokimi që i është bërë gjithçkaje nga ana e presidenti­t, në mënyrë të njëanshme, të të gjitha financave të KOKSH-it. Madje edhe një sponsor që ne mundoheshi­m ta gjejmë, ai e atakoi në një formë që nuk mund të bëhet, pasi nuk ka pikën e informacio­nit. Duke parë situatën,

unë mendoj se ka dy gjëra: e para është se ndoshta ai nuk ka pikën e informacio­nit se ku ndodhet, nuk ka orientim fare. Dhe e dyta është se... gënjen. Ndryshe nuk di se si ta shpjegoj". Për Stavri Bellon, lidhur me mundësinë e një largimi nga posti që mban, sekretari është kategorik. "Për sa kohë që jam i akuzuar, nuk mund të largohem pa u pastruar kjo çështje. Qëndrimi im në rolin që kam nuk është kusht. Gjithkush i ka mundësitë e veta që të vazhdojë të punojë diku tjetër... Nëse kam qëndruar në postin që kam, është se vetë ky president që më akuzon, më ka propozuar dhe bordi më ka zgjedhur. Nuk është se rolin tim e kam fituar në mënyra apo forma të tjera të pamerituar­a", u shpreh Bello për "Top-Channel".

VIRON BEZHANI

Ndërkohë, nuk kishte se si të mungonte kundërpërg­jigjja e presidenti­t të KOKSH-it, Viron Bezhani, lidhur me çështjen në fjalë, të cilën ai e quan të turpshme, lidhur me fshehjen edhe të shumave të parave që, sipas tij, nuk i janë qartësuar nga Bello. Apo për shpërndarj­en e bursave për sportistët, të bëra me shumë vonesë. "Asnjëri nuk ndihet i lumtur kur institucio­ni përfundon në dyert e prokuroris­ë. Ne dinim sikur ishin pak lekë në Komitetin Olimpik dhe nuk e fsheh se ky është edhe faji im. Por kjo vinte edhe pse nga sekretari im dëgjoja vetëm teksa më thoshte se vetëm 100 mijë dollarë janë si fond. Ndërkohë, kur mësojmë se sot kanë qenë mbi 650 mijë dollarë fond, ky është një turp i madh. E them këtë sepse bursat e sportistëv­e që duhej të ishin shpërndarë që në muajin shtator, janë dhënë vetëm në dhjetor. Thjesht një veprim mjaft i turpshëm". Lidhur me mundësinë për të humbur apo dorëzuar mandatin, Viron Bezhani nuk tërhiqet pas. "As që diskutohet... Unë kam mandatin tim si president. Por unë dua që edhe kur të largohem, nga posti im si president i KOKSH-it, sepse kuptohet që një ditë do ta dorëzoj, dua ta bëj këtë me mendimin se kam bërë diçka shumë të mirë për sportin", nënvizoi Bezhani.

 ??  ?? Stavri Bello dhe Viron Bezhani
Stavri Bello dhe Viron Bezhani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania