Panorama Sport (Albania)

Amerikano-jugorët në modë, Erzeni afron një venezuelas

-

Volejbolli shqiptar, qoftë për meshkuj, ashtu sikurse ai për femra, duket sikur i ka drejtuar shënjestra­t e tij nga Amerika e Jugut, për të bërë përforcime­t e tyre në merkaton e janarit. Ndërsa pak ditë më parë ishte skuadra e Partizanit të femrave që afronte një braziliane (Rafaela Fonseka) dhe një kolumbiane (Nidia Esperanca Gomez), dje ka qenë radha e Erzenit të meshkujve që të zyrtarizoj­ë një venezuelas, me shumë eksperienc­ë. Shijakasit, të cilët janë bindshëm në garë për dy trofetë sezonalë, titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë, kanë bërë të tyrin Jonlen Kruz Barreto Penja. 32-vjeçari i datëlindje­s 14 maj 1987, është afrimi më i ri për formacioni­n e stërvitur nga trajneri Arben Sako dhe duke parë karrierën e tij, sigurisht që pritet të rrisë shumë cilësinë e lojës së kësaj skuadre. Barreto Penja, në vitet e fundit ka veshur fanellat e skuadrave të Gombad Volejboll Klub në Iran, në vitin 2015. Më pas ka kaluar në Rumani për dy sezone, në vitet 2016 dhe 2017, duke përfaqësua­r klubin e CSM Bukuresht. Në vitin 2018 ka luajtur në Serinë A2 në Itali me Lagonegro Volejboll Klub, ndërsa vitin e kaluar në Spanjë, aktivizohe­j në Serinë A1, me Melila Volejboll Klub. Jonlen Kruz Barreto Penja është pritur me shumë eufori në radhët e shijakasve, teksa në prezantimi­n e volejbolli­stit më të ri të Erzenit ka qenë e pranishme e gjithë pjesa tjetër e skuadrës, shefi i klubit Markelian Rexhepi, si dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Shijak, Roland Xherai. Për sa i përket debutimit të sportistit nga Venezuela, prova e parë mund të jetë ndeshja e radhës në kampionat me Partizanin, e cila do të luhet të shtunën, në orën 19:00, në sallën kryesore të pallatit të sportit "Asllan Rusi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania