Panorama Sport (Albania)

Sormani: Partizanin e gjeta depresiv, besoj te titulli

“Nuk më intereson se kush i shënon golat, pres fitoren në Laç”

- ILIR CARA

Trajneri Adolfo Sor mani, në daljen e djeshme para mediave ka sqaruar shumë gjëra për Partizanin, që nga situata kur erdhi, eliminimin nga Kupa dhe formacioni­n e këtij takimi, problemet e sulmit dhe pritshmëri­të për të ardhmen, ku nuk heq dorë nga titulli kampion.

Një takim delikat pas eliminimit nga Kupa, si është gjendja e ekipit?

Eliminimi nga Kupa nuk është aspak pozitiv. Nuk jam dakord që skuadra është në një moment të vështirë. I respektoj opinionet, por unë i shoh në një kënd ndryshe. Skuadra gjithmonë ka rritje. Në 3 ndeshjet e fundit kemi pësuar 2 goditje në portë, ndaj kam të gjitha motivet e mia të mendoj që skuadra është në rrugën e duhur. Entuziazmi në skuadër është mjaft i madh, unë shoh dita-ditës që po punohet shumë, po punohet në grup, lojtarët janë të ndërgjegjs­hëm dhe po japin maksimumin në seancat stërvitore.

Sa decizive do të jenë ndeshjet e radhës?

Të gjitha ndeshjet janë të vështira, ne për asnjë moment nuk kemi nënvlerësu­ar asnjërën prej tyre. Kam dëgjuar të flitet se pse nuk kam aktivizuar disa prej titullarëv­e në ndeshjen e kthimit ndaj Besëlidhje­s dhe që ne e kemi nënvlerësu­ar këtë kundërshta­r, por unë isha i detyruar. Kemi pasur probleme me lojtarët. Bardhi dhe Belica kanë qenë me temperatur­ë. Po ashtu dhe Melo me Trashin nuk kanë qenë në kondicioni­n e duhur fizik, si rezultat i ndeshjes ndaj Flamurtari­t. Çdo ndeshje, unë e përgatis sikur të jetë një ndeshje decizive.

Lojtarët që munguan në Kupë, do të jenë në dispozicio­n në Laç?

Bardhi i është bashkuar skuadrës të premten. Belica ka dhënë shenja përmirësim­i. Momentalis­ht, të gjithë lojtarët i kam në dispozicio­n.

Tre golat ndaj Besëlidhje­s erdhën nga Telushi, si do e zgjidhi Partizani ngërçin e sulmuesve?

Unë e shikoj futbollin ndryshe, nuk më intereson kush shënon. Në 3 ndeshjet e fundit kemi shënuar 8 gola. Ne sulmojmë si skuadër. Unë ndeshjet i analizoj dhe shikoj sa raste na shfaqen para portës. Skuadra krijon raste. Përgjegjës­ia është kur ekipi duhet të sulmojë, apo të mbrojë e gjitha në total. Për mua skuadra është në rritje, duke parë që sulmuesit lëvizin pa top. Nuk më intereson nëse Trashi bën gol apo jo. Unë do të kënaqesha nëse Bardhi do të arrinte të gjente rrugën e

golit, për vetë punën e madhe që po bën në skuadër, sikurse edhe Braun dhe Solomon. E rëndësishm­e është që kur punon shumë, kur derdh shumë djersë në stërvitje, edhe rezultatet do të vijnë.

Si do t’ia dilni ndaj Laçit, një skuadre tepër agresive në shtëpi?

E dimë që na pret një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një kundërshta­ri shumë agresiv, por mendoj që tashmë skuadra është rritur dhe zhvillon një lojë tepër intensive. Jemi përgatitur edhe psikologji­kisht, pasi e dimë mjaft mirë se çfarë ndeshjeje na pret në Laç.

A e ka ekipi psikologji­në e duhur, pasi vjen nga eliminimi në Kupë?

Në ndeshjen e Kupës skuadra dha gjithçka. Ishte agresive, në sulm frontal. Nuk i ka lënë hapësira kundërshta­rit. Për mua ka bërë gjithçka mirë në ndeshjen e fundit. Psikologji­kisht është në një moment mjaft të mirë për ta përballuar ndeshjen e radhës. Eliminimi në Kupë nuk i pëlqen askujt, por kurrsesi nuk mund ta themi që lojtarët e rinj që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Besëlidhje­s nuk dhanë asgjë. Unë mendoj

se ata dhanë gjithçka, për të bërë më të mirën në fushë.

Partizani është në të njëjtin nivel me Kukësin dhe Tiranën, apo ka diçka më pak që duhet ta përmirësoj­ë?

Skuadra ka nisur sezonin me probleme, ndryshe unë nuk do të isha këtu. Dikush ka ironizuar sa i përket modulit të lojës që kam vënë në jetë te Partizani. Sikurse unë nuk fshihem dhe marr përgjegjës­itë, kurrë s’kam kritikuar për punën e mëparshme që është bërë. Thjesht kam prekur lojën. Për mendimin tim, ekipi nuk ishte agresiv dhe fizikisht duhet

të jetë më mirë, për lojën që unë aplikoj te Partizani. Këto janë pikëpamje të ndryshme, ashtu siç janë dhe ato të teknikëve të tjerë. Kjo është pikëpamja ime personale për sa i përket futbollit.

A i keni lojtarët te kjo skuadër për të aplikuar futbollin që dëshironi? Mos ju kushtëzon fakti që s’e keni bërë vetë merkaton?

Jo, nuk është kjo. Si të gjitha gjërat, koha është e domosdoshm­e. Unë s’dua të bëj replikë, thjesht punoj. Sigurisht që, kur do të ndërtosh dhe të bësh diçka, kjo kërkon kohën e vet. Të vetmen gjë negative që gjeta në skuadër ka qenë situata e rënduar për sa i përket aspektit psikologji­k, nuk kishte dëshirë për të menduar pozitivish­t. Gjeta një ambient depresiv, që kishte humbur entuziazmi­n. Kjo mendoj se është diçka jopozitive. Këtë gjë unë duhet ta ndërtoj dhe të punoj që të gjithë në skuadër të kenë mentalitet­in që klubi i Partizanit ka. Koha do ta tregojë në ndeshjet në vijim se çfarë jemi në gjendje të bëjmë.

A beson akoma te titulli Partizani?

Janë për t’u luajtur edhe 15 ndeshje dhe janë 45 pikë në lojë.

Sa pikë pretendoni të merrni ndaj Laçit?

Nuk është çështja se sa pikë do marrim kundër Laçit. Unë kërkoj që skuadra të luajë futboll dhe të jetë agresive. Jam i bindur që ekipi është në gjendje ta bëjë diçka të tillë.

Çfarë ka ndodhur me Çinarin, krijon shumë raste, por shënon pak?

Na vjen keq, por e rëndësishm­e është që të fitojë skuadra. Çinari vrapon shumë, krijon raste, por e rëndësishm­e është që të fitojë skuadra. Mund të shënojë gol edhe Alban Hoxha, nuk më intereson fare kjo pjesë. E rëndësishm­e është të fitojë skuadra.

Meqë përmendët Hoxhën, portieri i Bylisit, Isli Hidi, ka shënuar më shumë se sulmuesit e Partizanit…

(Qesh) Është e vërtetë. Këtë po thosha. Unë mund të them që vazhdoj të punoj, çdo ditë punojmë për t’u përmirësua­r akoma më shumë. Mjafton që të vini në seancat stërvitore dhe të shikoni. Ju siguroj që punohet shumë. Nëse dikush e sheh në aspektin negativ këtë situatë, do të ndryshoj mendim me kalimin e ditëve. Ne presim që gjërat të përmirësoh­en. Punojmë fort që ta arrijmë diçka të tillë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania