Panorama Sport (Albania)

Triumf kuqezi, Gega dhe Smajlaj kampionë Ballkani

Nikolli i treti në 1500 metra, Burraj pa fat

- ARTIN LLESHAJ

Kombëtarja sh qiptare e atletikës shkëlqeu në Kampionati­n Ballkanik të sallave të mbyllura që u mbajt dje në Stamboll. Kuqezinjtë regjistrua­n 2 medalje ari dhe një bronzi në këtë veprimtari, ku Shqipëria paraqitej me 5 atletë. Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj u ngjitën në shkallën më të lartë të podiumit, ndërsa David Nikolli u rendit i treti. Medaljet e arta mund të ishin 3, por Franko Burraj ishte i pafat, pasi gara e tij ku dhe vendosi rekord në 400 metra, u konsiderua faull për shkak të një gabimi teknik, sepse shkodrani shkeli vijën e bardhë të korsisë tjetër.

LUIZA GEGA

Për të shtatin vit radhazi Luiza Gega konfirmohe­t si kampione e padiskutue­shme Ballkani. Gega, e cila është sportiste e niveleve të larta botërore, nuk e kishte aspak të vështirë të triumfonte në këtë event. Për Gegën gara ishte një formalitet, ku kampionia kuqezi e ndali kronometri­n në kohën 8'55"45 në garën e 3000 metrave, me një diferencë të jashtëzako­nshme prej më shumë se 21 sekondash nga vendi i dytë. Kështu, pasi triumfoi disa ditë më parë në eventin "indoor" të Karlsruhes, Gega i shton edhe një tjetër medalje ari koleksioni­t të saj. Kujtojmë që Luiza Gega është e vetmja atlete shqiptare që ka arritur ta sigurojë kualifikim­in për në Olimpiadë. Pas suksesit të djeshëm, në një prononcim për "Panorama Sport", atletja u shpreh: "Është bërë diçka e përvitshme gara ime në Kampionati­n Ballkanik të sallave të mbyllura. Gjithsesi, jam e lumtur që për 7 vite me radhë vazhdoj të ruaj titullin si kampione Ballkani. Thjesht vrapova për të bërë një stërvitje të mirë pasi konkurrenc­a në krahasim me mua ishte vërtetë e dobët. Në gara të gjata, për të bërë kohë të mirë, ke patjetër nevojë për konkurrenc­ë, kështu që vendosëm me trajnerin që të bëjmë këtë garë për një stërvitje të mirë dhe t'i dhuroj vetes dhe Shqipërisë një tjetër medalje të artë".

IZMIR SMAJLAJ

Atleti shkodran ishte i pari që konkurroi nga sportistët tanë dhe ndonëse ishte pa fat, duke u skualifiku­ar në limite në provat e para, me kërcimin 7.91 metra ai u shpall kampion Ballkani, në një garë ku konkurrenc­a ishte e lartë. Viti 2020 ka nisur më së miri për Smajlajn, i cili tashmë e ka lënë pas dëmtimin në tendinë dhe po dhuron prova mjaft të mira. "Kisha mundësi edhe për më tepër, ku nëse e vini re, në provat ku kam bërë faulle, kam kaluar mbi 8 metra. Por nuk rrezikova, pasi bëra dy

faulle në fillim, ndërsa te prova e tretë doja vetëm të mos skualifiko­hesha. Janë gara ku unë po luftoj për të arritur normën olimpike dhe besoj që do të kem mundësinë për t'ia dalë në mitingjet e tjera", deklaroi Smajljaj pasi rrëmbeu medaljen e artë.

DAVID NIKOLLI

Me kohën 3'50"42 në 1500 metra, David Nikolli u rendit i treti duke i dhuruar edhe një medalje bronzi Shqipërisë. 25vjeçari, i cili jeton dhe stërvitet në Itali, zhvilloi një paraqitje të kënaqshme. Ndërkohë, Eraldo Qerama për pak nuk mundi të ngjitej në podium në garën e 800 metrave. Ai regjistroi kohën 1'50"94 duke zënë vendin e katërt. Ndërsa Franko Burraj ishte vërtet i pafat. Shkodrani vendosi kohën rekord 47"03 në garën e 400 metrave, ku dhe u shpall kampion, por njëri nga gjyqtarët e ngriti flamurin duke e konsiderua­r faull.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania