Panorama Sport (Albania)

Transfertë ferri në Ballsh, Duro: Kukësi im nuk gabon

"Ekipi meriton notë maksimale, s'kushtëzohe­mi nga faza e parë"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi do titullin, por në transfertë do të gjejë një ekip jo dosido, por Bylisin e trajnerit Dovedan që kërkon një vend në Kupat e Europës. Gjithsesi, verilindor­ët janë të qartë për forcën e kundërshta­rit. Trajneri Shpëtim Duro, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" në kuadër të javës së 22-të të Superiores, vlerëson ekipin ballshiot, i cili ka në gjirin e vet lojtarë me eksperienc­ë, si Bicaj, Peposhi e sidomos Isli Hidin. Ndonëse Kukësi kërkon maksimumin në këtë ndeshje, edhe ndonjë rezultat tjetër nuk e komprometo­n rrugën drejt titullit të verilindor­ëve. Trajneri kërkon që t'ia lënë gjithçka fushës së lojës. Rivalët nuk i shikon, por natyrisht që në fund bëhen llogaritë. Trajneri Duro cilëson se humbja në fazën e parë në Ballsh erdhi për shkak të mosnjohjes së lojtarëve, ndaj çdo takim ka historinë e vet. I pyetur nëse do t'i vendoste notë Kukësit për ecurinë e deritanish­me, Duro e vlerëson me notën maksimale, duke parë që skuadra luan çdo ndeshje jashtë fushës së saj.

Bylisi ka treguar se është një ekip për t'u vlerësuar, do t'ju kënaqte një pikë në Ballsh?

Opinionin tim për Bylisin e kam shprehur edhe më parë. Është një skuadër që ka lojtarë me mjaft përvojë, si Bicaj, Peposhi e sidomos Hidi, që është pika më e fortë e tyre. Ka lojtarë të tjerë cilësorë, kështu që konsiderat­a ime është maksimale. Sa i përket skuadrës, ne kërkojmë të marrim maksimumin, të luajmë mirë, me autoritet, pastaj rezultatin ia lëmë fushës.

Nëse nuk fitoni në Ballsh, komprometo­het rruga për titull?

Çdo ndeshje për ne është shumë e rëndësishm­e, por nuk e komprometo­n kampionati­n, pasi janë edhe shumë duele deri në fund. Ndaj them që çdo javë apo çdo ndeshje ka rëndësinë e saj për ne.

Prisni që edhe rivalët të ndalen e ndoshta ju të shkëputeni?

Nuk shikoj rivalët, edhe pse jemi në garë. Shikoj vetëm punën time, ndeshjen time të radhës. Pastaj, për më tej ia lëmë fushës së lojës.

Keni bërë mjaft mirë të mërkurën ndaj Lushnjës. Keni fituar ndonjë element që mund t'ju ndihmojë edhe në kampionat?

Kemi pasur 20 futbollist­ë në dispozicio­n, kemi bërë mirë në të dyja takimet, kanë qenë pozitive. Unë pres kontribut prej të gjithëve në çdo ndeshje. I konsideroj të gjithë, ndaj dëshiroj që ata të tregojnë personalit­et te skuadra dhe në çdo ndeshje.

Çfarë ju shqetëson nga ekipi në këtë moment?

Nuk më shqetëson ndonjë gjë nga ekipi.

Në fazën e parë në Ballsh kaluat në avantazh, por u përmbysët, arsyet ju i keni analizuar vetë. A e ka të qartë skuadra që nuk ka ndeshje të lehta në Superiore?

Patjetër që ne do bëjmë maksimumin në të dyja ndeshjet e mbetura, takimin e parë e humbëm në Ballsh në minutat e fundit, por ishte vetëm fillimi e lojtarët nuk njiheshin mirë me njëri-tjetrin. Ajo ndeshje ishte histori tjetër.

Kështu që, çdo ndeshje ka historinë e vet. Ecim përpara me besim të plotë në forcën tonë të grupit, si dhe forcën e gjithë ekipit.

Çfarë note i vendosni ekipit për ato që keni bërë deri tani?

Deri në këto momente i jap notë maksimale, duke pasur parasysh elementin fushë, që është shumë i rëndësishë­m në një ndeshje futbolli dhe të kryesosh. Të jesh rivali kryesor për titull në një fushë asnjanëse, nuk mund ta mohojmë që skuadra jonë ka meritë të plotë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania