Panorama Sport (Albania)

Rei Manaj shijon fitoren nga stoli dhe tërbon serbët

Sa vuajtje me Getafen, por katalanasi­t kapin Realin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në një moment të vështirë dhe kundër rivalit më delikat të La Ligës, Barcelona e Setienit gjen rrugën e fitores. Në duelin kundër Getafes së vendit të tretë, katalanasi­t fitojnë 2-1 dhe e gdhijnë me pikë të barabarta me Realin e Madridit që do të luajë sot kundër Sociedadit. Në ndeshjen historike për Rei Manajn, i cili ishte grumbullua­r me ekipin e parë, shënuan Antuan Grizman dhe Serxhi Roberto. Shqiptari nuk pati fat për të bërë debutimin, edhe për faktin që Angel i Getafes e çoi ndeshjen 2-1 dhe e futi në një situatë të vështirë trajnerin Setien.

GOL I ANULUAR - Ndeshja ndizet në mesin e pjesës së parë, kur Leo Mesi shastis me disa driblime Arambarin. Getafe përfiton nga një gabim që bëjnë katalanasi­t në mbrojtje, por goditja e tij ndalet nga Umtiti. Në goditjen e këndit, Niom shënon golin e avantazhit, por VAR e anulon atë për një shtyrje ndaj Umtitit. Kukureja pak minuta më vonë kërcënoi portën e Ter Shtegenit duke iu afruar golin. Barcelona deri në ato momente e kishte të vështirë të reagonte.

ASISTON MESI - Pastaj ja ku shfaqet Leo Mesi me pasimin e tij magjik. Një asist në qendër e nxjerr Grizmanin të vetëm përballë portierit dhe francezi nuk gabon. Për Leon ishte asisti i gjashtë radhazi në La Liga. Barcelona filloi të luante dhe 6 minuta më vonë me një aksion të bukur, Serxhi Roberto e dërgon në rrjetë. Mesi i shkon pranë golit me një goditje dënimi, por nuk ia del. Ishte goditja e 30-të drejt portës kundërshta­re pa gol dhe goditja e dënimit e 14-të. Në fundin e ndeshjes janë 32 goditje pa gol.

E TREMB ANGEL - Problemi i Barcelonës është që pa golat e Leo Mesit, ndeshjet janë të hapura. Në minutën e 66-të, Angel futet për Molinën dhe shënon një gol spektakola­r në limitet e zonës pas krosimit të Matës. Angel nuk feston sepse është objektiv i

Barcelonës për sulmin, por kjo nuk do të thotë që nuk përhap panik në mbrojtje. Është pikërisht ai që e detyron Ter Shtegenin të bëjë një ndërhyrje shpëtimtar­e në 3 kohë duke i mohuar golin e dytë. Antuan Grizman pati shansin e artë për ta mbyllur

ndeshjen, por i shpërdoron dy mundësitë dhe tifozët katalanas kuptuan që kjo ishte një pasdite ku duhet të vuanin deri në fund. E tillë ishte... edhe për Rei Manajn. Megjithëse, këtë ditë do ta mbajë mend gjatë në karrierën e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania