Panorama Sport (Albania)

Teuta-Vllaznia, Jonuz: Ia dalim edhe në Durrës

"Të fitojmë jashtë fushe, Sherri të sillet si profesioni­st"

- ADMIR URUÇI

Vllaznia do të ketë një përballje të vështirë sot në Durrës ndaj Teutës, por për teknikun Mirsad Jonuz skuadra e tij do të udhëtojë për të tentuar tri pikët. Ai vlerëson gjendjen e ekipit dhe, me përjashtim të Shtubinës që vuan kartonët e verdhë, e ka të gatshme të gjithë skuadrën para kësaj sfide.

Vllaznia ka ndeshje të vështirë në Durrës. Si është gjendja e ekipit?

Vllaznia është gati. Vetëm Shtubina mungon, ndërsa pjesa tjetër është në dispozicio­n. Kemi luajtur dy herë me Teutën dhe i kemi marrë dy barazime. Unë e shikoj Teutën si ekip të mirë, pasi kanë dytre lojtarë shumë cilësorë. Është shumë e rëndësishm­e që lojtarët e mi t'i mbulojnë siç duhet. Pas Kupës, jemi të përqendrua­r te ndeshja e radhës pasi është shumë e rëndësishm­e për ne. Vjen në një moment shumë të rëndësishë­m për të dyja ekipet. Pas kësaj ndeshjeje, ne do të luajmë dy herë radhazi në Shkodër, ndaj na duhet të marrim pikë edhe jashtë.

Shkoni në Durrës pas humbjes në kampionat dhe kualifikim­it në Kupë. Si është aspekti psikologji­k?

Pavarësish­t se humbëm ndaj Tiranës, për mua ishte si barazim, edhe pse humbëm pikë. Tashmë përqendrim­i është te ndeshjet e tjera në vazhdim. Ndërsa në Vlorë për Kupë me Flamurtari­n ishte shumë e vështirë, por në fund rezultati ishte i mirë. Për turin tjetër të Kupës do të luajmë përballë Teutës dhe është një shans i mirë për të shkuar në gjysmëfina­le. Duke lënë pas ndeshjet e Kupës, duhet të fokusohemi te kampionati. Kërkojmë patjetër që të marrim pikë jashtë fushës sonë.

Ju e njihni mirë Teutën. Mendoni se keni avantazhe ndaj kësaj skuadre?

Sot (dje), gjatë seancës stërvitore kemi diskutuar dhe studiuar skuadrën e Teutës dhe kemi konstatuar se ata kanë disa probleme, ndaj besoj se nesër gjithçka do të shkojë mirë dhe do të kthehemi në Shkodër

me rezultat pozitiv.

Një shkodran si Edi Martini në stolin durrsak...

Për mua nuk ka asnjë problem. Në fushë do të luajnë lojtarët dhe jo trajnerët. Detyra e trajnerit është që të punojë përpara në stërvitje dhe më pas janë futbollist­ët që luajnë në fushë. Unë jam prej gjashtë muajsh në Shqipëri dhe i njoh të gjithë trajnerët dhe të gjithë lojtarët.

Malota e Shehi kanë pasur probleme. Si është gjendja shëndetëso­re?

Malota dhe Shehi kanë pasur probleme dy ditë, por tri ditët në vazhdim kanë punuar

mirë në stërvitje dhe janë gati për këtë ndeshje. Ata janë dy pika të forta të këtij reparti.

Çështja "Sherri", një gabim dhe nuk është më pjesë e formacioni­t?

Unë kam 25 lojtarë në dispozicio­n dhe të gjithë janë njëlloj për mua. Nëse Sherri do të vazhdojë të luajë mirë, unë nuk kam asnjë problem. Për mua është shumë i rëndësishë­m rezultati i skuadrës. Vendimi për portën është marrë dhe ndaj Teutës do të luajë përsëri Tedi Laço në formacion, ashtu si edhe në Kupë me Flamurtari­n ku punoi mirë në ruajtjen e portës.

A e ka pranuar ai këtë vendim?

Nuk jam në mendjen e lojtarëve. Ky është një vendim profesioni­st dhe ai duhet të sillet si profesioni­st. Për mua janë të gjithë njësoj. Luajnë apo jo, janë të gjithë të rëndësishë­m. Mbi të gjitha vlen rezultati i Vllaznisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania