Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu tremb Tiranën, Halili “SMS” Egbosë: Kujdes me ndërrimet...

Presidenti e përjeton barazimin me korçarët si humbje: "Më dhembi shumë ky rezultat".. Trajneri i përgjigjet: "Hoqa Torasën dhe Ngonë,, se ishin të konsumuar"

- OLSI AVDIAJ

Skënderbeu bllokon Ti ranën në ditën kur bardheblut­ë ishin lëshuar drejt kreut. Në 90minutësh­in mes korçarëve dhe kryeqyteta­sve nuk ka fitues, ndonëse Bregu e Kale ishin ata që shënuan për dy krahët. Në ndryshim nga takimet e tjera, Tirana e Egbosë këtë herë nuk ia doli të përmbyste rezultatin pas disavantaz­hit të pjesës së parë. Me fat edhe në fund të lojës, kur Gripshi ia fal golin e trepikëshi­t Tiranës. Sa për bardheblut­ë, duket pranuar se mungesa e Muçës që organizon lojën nga mbrojtja dhe nata e errët e gjithë repartit të avancuar, sollën barazimin e parë pas shtatë fitoresh në kampionat, duke ua thyer disi zemrën tifozëve bardheblu dhe humbur shansin për vendin e parë. Një zbritje në realitet për Tiranën, që tani ka 180 minutat e së vërtetës me Kukësin e Partizanin, ndërsa Skënderbeu duhet të qajë sërish humbjen e dy pikëve në fund të lojës.

NDESHJA - Tirana nis pa Muçën që është me temperatur­ë, por që në fillim ka pretendime. Ngo kërkon penallti për një shtyrje të Meksit dhe Pollozhani­t në zonë, gjyqtari vazhdon lojën. Rasti i parë serioz shënohet në minutën e 25të, Dita çan në mesfushë, shkon deri te zona e Tiranës, kthehet, pason te Bregu që me të parën godet, por Ilion Lika me një prekje kampioni çon topin në goditje këndi. Vjen momenti i gafës së rëndë të Tiranës, me Çelhakën që kërkon të stopojë topin, ndërsa Doka e bllokon dhe kërkon ta largojë sferën. Mbrojtësi me topin te këmbët, nuk e heq sferën dhe rrëshqet. Përfiton Bregu, i cili djeg dyshen e Tiranës dhe më pas e ka lojë fëmijësh të shënojë nga dy hapa prej portës. 0-1, ndërsa bardheblut­ë mërziten, por zgjohen. Minuta e 34-t, kros i Hoxhallari­t nga e majta, topi shkon te Ngoja që godet me kohë, sfera katapultë rreh traversën e jashtme dhe del jashtë. Në minutën e 38-të, goli i Kalesë anulohet nga Meta për prekje të topit me dorë të Ngosë. Ishte Kale që mori një top nga e majta, pasoi te anglezi, ky ia ktheu braziliani­t, që menjëherë futet në zonë, godet dhe shënon, por gjyqtari e kishte ndalur lojën, edhe pse me pretendime nga ana e vendësve. Për t’u shënuar bllokimi i Torasës, Bathës e Çelhakës nga treshja Elezi, Dita dhe Daja.

PJESA E DYTË – Tri minuta nga vërshëllim­a e dytë, Kale humb një rast të madh për gol pas krosit të Dokës, ndërsa braziliani me portën bosh godet jashtë. Në minutën e 72-të, Bregu nga këndi kroson në gjysmëlart­ësi, Gripshi e filtron me kokë dhe Pëllumbi me

portën bosh godet jashtë. Egboja nis lëvizjet në sulm, ashtu si edhe Daja. Është Kale që pason në thellësi për Ngonë, anglezi me kokë e fut topin në qendër te Hasani që gjuan, por vetëm jashtë. Në minutën e 80të, Kale barazon rezultatin e ndeshjes. Ai rrëzohet para

zonës, vërshëllen Meta për faull. Kale nis topin menjëherë duke pasuar te Ngoja, ky i fundit ia kthen braziliani­t që godet menjëherë dhe barazon rezultatin. Protesta të forta prej korçarëve, që nuk pranojnë vendimin e gjyqtarit, por goli është i rregullt. Ndeshjen e

mbyll rasti i minutës së 93-të. Mosvëmendj­e e Likës që jep një top të diskutuesh­ëm majtas. Përfiton korçari që çan në mes, godet me finesë, topi shkon drejt portës, por në momentin e fundit ndërhyn Hoxhallari dhe heq sferën nga vija e portës, duke shpëtuar rezultatin.

Ky është rasti i fundit i lojës. Tirana e Skënderbeu ndajnë nga një pikë me korçarët, që prishin serinë pozitive të bardhebluv­e, ndërsa Daja ia del të bllokojë armatën kryeqyteta­se, që edhe pse me pikë të barabarta me Kukësin, është i dyti në klasifikim.

 ??  ??
 ?? FOTO: F. HAZISLLARI ?? Lojtarët e Tiranës festojnë golin e barazimit, ndërsa korçarët kapen me arbitrin
FOTO: F. HAZISLLARI Lojtarët e Tiranës festojnë golin e barazimit, ndërsa korçarët kapen me arbitrin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania