Panorama Sport (Albania)

Bajerni për pazar në Mançester, do Sane e De Bryjne

"Kalabria zë hapësirat, Juves i mungon një 11-m"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Megjithëse Milani dhe Juventusi u ndanë në paqe në ndeshjen e Kupës së Italisë, polemikat për atë ndeshje vazhdojnë edhe në 72 orë distancë. Shi kritikash mbi arbitrin e ndeshjes Valeri, "fajtor" që u akordoi bardhezinj­ve një penallti në minutat e fundit, nga ku Ronaldo barazoi shifrat. Dinamika e aksionit ishte e shpejtë me portugezin që tentoi një roveshatë, e cila u ndal me dorë nga Kalabria, i cili ishte me shpinë nga sulmuesi rival. Për të vlerësuar punën e vartësit të saj ka menduar Shoqata Italiane e Arbitrave, e cila, nga ajo që raportojnë mediat italiane, ka saktësuar: "Arbitri Valeri me vendimin e marrë në fund të Milan-Juventus ka vepruar drejt. Qëndrimi i lojtarit të Milanit, që teksa është në ajër hap duar e këmbë, edhe pse me shpinë, shfaq qëllimin e qartë për të penguar goditjen e Ronaldos, duke u munduar të zmadhojë sa më shumë hapësirën e trupit".

QARTËSI

Milani ka pranuar vendimin dhe kjo u pa në intervistë­n e Paolo Maldinit që pas ndeshjes në fjalë nuk pranoi të ankohej e të bënte polemika. Njëkohësis­ht, duke marrë shkas nga një rast analog i ndeshjes Bresha-Kaljari, klubi kuqezi kërkon të njohë njësinë matëse në të cilën arbitrat bazojnë vendimet e tyre. Ndryshimi mes dy rasteve është në faktin se në Bresha-Kaljari, Çerri hidhet për të goditur topin, nuk arrin ta kapë dhe goditja e rivalit nga pas shpine i përplaset në dorë kur ai sapo ka prekur tokën pas fluturimit. Në këtë rast dinamika vlerësohet përpara aspektit gjeometrik, ndaj edhe nuk mund të akordohet asnjë faull. Pikërisht rreth këtij aspekti ka shumë paqartësi, nga ku lindin edhe vështirësi­të e kuqezinjve për të pranuar pa polemikë vendimin e arbitrit. Në atë ndeshje, sipas Shoqatës Italiane të Arbitrave, Juventusit i duhej akorduar edhe një penallti në lidhje me rastin kur Rebiç pengonte me duar në zonë Kuadradon, me të cilin ishte në duel për një top në zonën kuqezi.

PËR TORINON

Situatës së tensionuar mi

dis "Djallit" dhe këmishëve të zeza, i shtohet edhe arbitri i caktuar për ndeshjen e nesërme (në 20:45) mes kuqezinjve dhe Torinos, e vlefshme për javën e 24-t të Serisë A. Shoqata e Arbitrave ka caktuar Majkëll Fabrin se njeriun

që do të vendosë drejtësi në fushë. 36-vjeçari që nga 7 dhjetori kur drejtoi Lacio-Juventus (3-1) e ka "parë" Serinë A vetëm në tri raste e në ndeshje mes ekipeve që luajnë për fundin e klasifikim­it. Teksa pesë precedentë kuqezi

me Fabrin flasin për 2 fitore, 2 humbje e 1 barazim, ky "bilbil" ka qenë shumë i kontestuar nga Milani për shkak të ndeshjes së sezonit të kaluar kur i mohoi në transfertë ndaj Juves një penallti pas prekjes me dorë të Aleks

Sandros në zonë pas një krosimi të Çalhanoglu­së. Ajo ndeshje u humb 2-1 nga "Djalli", por polemikat vazhduan për ditë me radhë, siç po ndodh edhe për ballafaqim­in e fundit mes bardhezinj­ve dhe Milanit.

 ??  ?? Majkëll Fabri
Majkëll Fabri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania