Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Troisi merr zemër nga 4 brazilianë

Trajneri: Duhet të jemi optimistë, në Gjirokastë­r për fitore

- Ermal Sika

Flamurtari do të luajë sot në Gjirokastë­r për të tentuar fitoren e parë në këtë kampionat. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, tekniku brazilian Marcelo Toisi tha se ka ardhur koha të merren tri pikët në takimin me Luftëtarin. Trajneri i ekipit vlonjat mendon se me federimin e katër lojtarëve brazilianë, Flamurtari nis punën sipas idesë së tij. Më tej, ai kërkon prej këtyre afrimeve që të bëjnë diferencën. Braziliani ka shpresë edhe për federimin e Bruno Lipit, ndërsa deklaron se kërkon të marrë sa më shumë pikë deri në fund.

Troisi, me Luftëtarin si finale. Mendoni se do të arrini fitoren e parë?

Në të vërtetë çdo ndeshje për ne është shumë e rëndësishm­e. E dimë që duhet të mbledhim sa më shumë pikë në këtë kampionat, pasi ndeshjet po pakësohen. Fill pas një humbjeje në Kupë, është shumë e rëndësishm­e që të dallojmë gabimet që kemi bërë në atë kompeticio­n që të mos i përsërisim në kampionat. Besoj se ekipi do të jetë shumë herë më mirë pasi kemi edhe tre lojtarë të rinj në formacion. Po shkojmë për

një rezultat pozitiv, që në këtë rast është fitorja.

A jeni më i qetë tani që janë federuar edhe 4 lojtarët brazilianë?

Jo, jam akoma më nervoz. E vërteta është që tani duhet ta tregojmë frytin e punës sonë. Për mua, puna ime fillon pas kësaj ndeshjeje.

Me Luftëtarin është ndeshje e

vështirë, pasi jeni në të njëjtat pozita. Si do ta ndalni?

Është e vështirë pasi të gjitha ekipet sot në kampionat janë më mirë se ne në klasifikim. Por besoj se tani do të punojmë fort, duke pasur edhe lojtarët që u regjistrua­n. Duhet të jemi më optimistë për të arritur shumën e pikëve që kërkojmë.

Si është gjendja e ekipit para kësaj ndeshjeje?

Kemi një mungesë në mbrojtje që është Pjeshka. Ai u dëmtua në ndeshjen me Partizanin. Mendoj se në mesfushë ekipi do të jetë i kompletuar.

Do të ketë surpriza me brazilianë­t në formacion?

Nuk ka vend për surpriza, pasi ata kanë ardhur për të luajtur dhe duhet të luajnë. Ata duhet të tregohen të përgjegjsh­ëm në fushë. Duhet ta kenë të qartë që çdo brazilian që vjen këtu, vjen për të bërë diferencën. Nesër (sot) do të kenë mundësinë për të luajtur.

Ka shpresa për federimin e Bruno Lipit?

Po, kemi shpresa për Lipin. Po tentojmë të bëjmë gjithçka që ai të regjistroh­et nga FSHF. Nuk e di me saktësi problemin që ka me dokumentet e tij, por është një lojtar shumë i rëndësishë­m për mua. Nëse do të regjistroh­et, do të na ndihmojë shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania