Panorama Sport (Albania)

Rrezikon ulje pikësh, Federata frikëson Sitin

Kampionëve nuk u lejohet hap fals në sfidën me Këlnin

-

Skuadra e Lajpcigut është rikthyer të fitojë në Bundesligë pas një humbjeje dhe dy barazimeve radhazi. Skuadra e Julian Nagelsmani­t mundi 3-0 në shtëpi ekipin e Verder Bremenit dhe mori përkohësis­ht kryesimin e Bundesligë­s, në pritje të ndeshjes së sotme midis Bajernit dhe Këlnit. Për momentin, Lajpcig ka dy pikë më shumë se skuadra bavareze. NDESHJA

Ndeshja foli vetëm për skuadrën e "Red Bull"-it, e cila ushtroi presion të lartë në gjysmëfush­ën e kundërshta­rit. Goli i parë u shënua në minutën e 18-të me anë të Lukas Klosterman, pas një rrëmuje në zonë. Patrik Shik shënoi golin e dytë në fund të pjesës së parë, duke dyfishuar rezultatin për vendësit. Pjesa e dytë foli sërish për Lajpcigin, që shënoi edhe golin e tretë vetëm 1 minutë pasi kishte nisur pjesa e dytë, duke marrë kështu një trepikësh të rëndësishë­m në luftën për titullin kampion.

BAJERNI NËN PRESION - Pa dyshim që të gjithë sytë do të jenë të përqendrua­r në Këln, aty ku bavarezët do të ndeshen me skuadrën që renditet e 14-ta në tabelën e renditjes. Por ajo që i shqetëson kampionët në fuqi është forma e mirë që po kalon skuadra e ardhur nga Bundesliga e Dytë. Rivaliteti midis dy ekipeve ka qenë gjithmonë i zjarrtë, edhe pse Bajerni ka fituar më shumë ndeshje në sfidat direkte. Trajneri Hansi

Flik deklaroi të premten se skuadra e tij nuk do të ndalej më pas barazimit të marrë në javën e kaluar, ndaj skuadrës së Lajpcigut në "Allianz Arena". "Ishte një rezultat surprizë për ne, por lojtarët janë treguar të gatshëm për ta hedhur atë pas shpatullav­e dhe për të marrë maksimumin në ndeshjen e ardhshme. Jemi Bajerni

dhe objektivi ynë është vetëm trepikëshi", tha Flik. Ndërkohë, një hap fals ndaj një skuadre që lufton për të mos rënë nga kategoria do të thoshte një komplikim i pozitave në renditje. Kujtojmë që me fitoren e Dortmundit ndaj Frankfurti­t, verdhezinj­të kanë hyrë seriozisht në garë për të fituar kampionati­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania