Panorama Sport (Albania)

“Arratiset” Kastrioti, Elbasani drejt greminës

Blutë humbin raste të pastra dhe dalin të mundur, duke mbetur në fund

- BUJAR BALLIU

Pas barazimit në Burrel dhe eliminimit nga Kupa, Kastrioti rikthehet te fitorja, duke mundur Dinamon e vendit të fundit 1-0. Ndonëse luanin dy skuadrat që qëndrojnë në dy skajet e renditjes, ndeshja nuk është se pati dallime të mëdha në lojë. Goli i Klejdi Dacit i dha fitoren ekipit krutan, që shkëputet 8 pikë nga Besëlidhja. Dinamo bëri lojë dinjitoze, madje pati edhe dy raste të pastra, por doli pa pikë nga kjo transfertë...

Pas barazimit në Bur rel dhe eliminimit nga Kupa, Kastrioti rikthehet te fitorja, duke mundur Dinamon e vendit të fundit 1-0. Ndonëse luanin dy skuadrat që qëndrojnë në dy skajet e renditjes, ndeshja nuk është se pati dallime të mëdha në lojë. Goli i Klejdi Dacit i dha fitoren ekipit krutan, që shkëputet 8 pikë nga Besëlidhja. Dinamo bëri lojë dinjitoze, madje pati edhe dy raste të pastra, por doli pa pikë nga kjo transfertë delikate.

NDESHJA - Kastrioti e nis ndeshjen pa 5 titullarë. Neziri, Rami, Basha, Marku dhe Mehmeti nuk janë në dispozicio­n të teknikut Ndreu për probleme shëndetëso­re. Luajnë nga minuta e parë Prodani, Okebugu dhe Husein. Loja nis me raste, teksa Karakaçi dhe Çela i afrohen zonës së portierit Kuka, tentojnë portën me kokë, por nuk ka gol. Aksionet e krutanëve janë të rrjedhshme, me Dacin që jep një asist për Bardhin në zonën kundërshta­re, por ky i fundit nuk e kontrollon saktë. Rreziku i parë i

bluve vjen me Vilfor Hysën që merr një top në mesfushë, avancon drejt zonës, por goditja e tij shkon mbi tra. Dinamovitë­t disa minuta më vonë rrezikojnë seriozisht me Spahiun, pas një topi të marrë nga Hysa, por edhe këtë radhë nuk arrijnë të shënojnë. Në të 39-ën Daci gjuan me

kokë drejt kuadratit, pret Kuka. Krutanët janë të gjithë në sulm dhe tentojnë njëri pas tjetrit. Provon edhe Çela me kokë, por pa rezultat. Një aksion model i krutanëve zhbllokon sfidën, Okebuku kombinon bukur me Prodanin dhe ky i fundit jep një top perfekt për Dacin, që godet saktë

jashtë vijës së 16-shes dhe tund rrjetën. Edhe fraksioni i dytë i gjen krutanët në sulm. Sefgjini i afrohet golit nga një goditje dënimi, por Kuka arrin ta devijojë bukur sferën në cepin më të lartë të portës. Dinamo kombinon bukur dhe të gjithë topat shkojnë te Hysa, që në shumë raste godet

portën, por pa arritur ta kalojë portierin Selaci. Bardhi ka një rast ideal në të 78-ën, por goditja e tij kalon ngjitur me shtyllën pingule. Janë minutat e fundit dhe të dyja skuadrat përpiqen, krutanët kërkojnë golin e sigurisë dhe e gjejnë në të 82-ën, por anulohet për pozicion jashtë loje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania