Panorama Sport (Albania)

Daja: Pikë e merituar, por mëkat që nuk fituam

-

Trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, ka folur pas sfidës kundër Tiranës për mikrofonin e “SuperSport” dhe më pas mediat e pranishme në stadium. Ai është shprehur se skuadra e tij ka luajtur në mënyrë shumë të mirë dhe mund të ishte marrë trepikëshi me rastin e Gripshit në fund.

PIKËT - “Unë do të thosha që është një pikë e fituar, ndonëse me rastet që kishim duhet të dilnim me 3 pikë nga fusha e lojës. Kishim disa lojtarë si Dita apo Bregu që janë stërvitur të diferencua­r, ashtu si dhe Krasniqi që ka tri javë që nuk ka qenë pjesë e ekipit. Pa thënë se Gripshi nuk po bën lojën e tij dhe luan si ‘xhol’. Na ka munguar edhe Ndeki, duke na detyruar që të bëjmë lëvizje për këtë ndeshje. Edhe Dita luajti si qendërmbro­jtës, teksa më parë luante në mesin e fushës.

Luajtëm ndaj Tiranës, që është një ekipi shumë i fortë”.

MOTIVIMI - “Është konstatim i saktë për pjesën e parë të kampionati­t. Ndërsa në fazën e dytë kanë qenë të gjithë lojtarët në impenjim maksimal dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.

ELEZI - “Është një djalë që ka fituar vendin e titullarit nga stërvitja dhe mënyra si luan.

Është një pikë e fortë për ekipin tonë. Ai markon shumë mirë dhe kur ndërtojmë nga mbrojtja, ka aftësi shumë të mira për të ndërtuar”.

GRIPSHI - “Nuk i kam thënë gjë Gripshit, i kam përgëzuar lojtarët. Nuk isha dakord me Krasniqin që të futej në lojë. Gripshi, po të ishte më fanatik, mund të na jepte pikë, por është i justifikua­r, pasi ka luajtur në shumë pozicione. Unë kam qenë trajner te Tirana dhe në ekipet e tjera dhe kam dëshirë që të fitoj në ekipin që jam. Mentalitet­i i fituesit tek unë vijon që të jetë prezent, ashtu siç kam drejtuar në ditën e parë. Do bëja tifo për Skënderbeu­n, se cili do ta fitojë do ta tregojë vazhdimi. Në lojë është dhe Partizani, por më mirë titullin ta marrë ai që e meriton”.

DAJA APO PËLLUMBI - “Të dy luajtën shumë mirë, po ka një podium për vendin e parë, e meritojnë të dy. Për sa u përket mbrojtësve anësorë, mund të kishin punuar më mirë në sulm. Nëse do kishim një zotërim të mirë në mesfushë, mund të shtynim me të dy mbrojtësit në sulm. Ata duhet të ishin më fanatikë në shtyrje”.

BATUTAT – “Gjithçka që kemi thënë janë në nivelin e batutave. Unë e njoh dhe më njeh mirë, pasi kurrë nuk shprehem për lojtarët. Kam thënë pikat jo të forta. Nëse do të ekzagjeroh­ej kjo ‘përplasje’ në thonjëza, nuk do të më bënte mirë as mua, as Ilionit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania