Panorama Sport (Albania)

Trajneri i Tiranës: Nuk është fundi i botës

Emanuel Egbo: Mungoi përqendrim­i taktik në disa momente, i kënaqur me ekipin

- Mund t’i bënit ndërrimet më shpejt?

Tirana u ndal nga Skënderbeu, në një ndeshje që ishte e luftuar nga të dyja ekipet. Pas përfundimi­t, për mikrofonat e “SuperSport” tekniku Emanuel Egbo u shpreh se është i lumtur me atë që ekipi i tij tregoi.

Çfarë iu thatë lojtarëve në dhomat e zhveshjes në fund?

Nuk është fundi i botës, bëmë volum loje. Jam i kënaqur me atë që treguam, sidomos në pjesën e dytë. Treguam dëshirë për ta fituar ndeshjen. Skënderbeu shënoi nga një episod në pjesën e parë dhe kjo e ndryshoi ndeshjen. Mendoj se barazimi ishte i drejtë. Duhet të ishim pak më të qetë, pasi mund ta kishim marrë fitoren. Pak disiplinë taktike më shumë dhe do merrnim maksimumin. Ne nuk e nisëm mirë lojën dhe jemi të vetëdijshë­m për këtë.

Çfarë ju ngeli peng nga ndeshja?

Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë dhe këtë diskutuam me çunat. Sidomos në fillimin e ndeshjes, nuk kemi qenë shumë mirë. Megjithatë, mendoj se në përgjithës­i kemi dhënë shpirtin në fushën e lojës.

Do bëni tifo për Bylisin nesër (sot), si ish-pjesëtar i stafit të ekipit ballshiot?

Nuk bëj tifo për Bylisin. Është një ekip i ndërtuar shumë mirë nga presidenti Kapllanaj, jep maksimumin në fushë dhe nuk dorëzohen lehtë. E di që ata nuk tolerojnë. Nuk mbaron gjithçka me rezultatet e nesërme (sot). Do e shoh ndeshjen me qetësi dhe kanë mbetur edhe 14 javë deri në fund të kampionati­t.

A i trembeni Kukësit që mund t’ju largohet, apo që mund t’ju afrohet Partizani?

Nuk ka rëndësi kush na afrohet apo kush na largohet. Unë do të shikoj vetëm ekipin tim dhe ndeshjen e radhës.

Ndërrimet mund t’i bënim pak më shpejt dhe i referohem për këtë edhe rastit të Ngosë, por ai është shtatlartë dhe menduam se do na bënte punë në sulm. Po luhej shpesh me topa të gjatë dhe ai mund të ndihmojë skuadrën duke ulur topat me kokë për të tjerët. Ngo nuk ishte në ditën e tij më të mirë, por nuk mendoj se ishte gabim që nuk i bëra më shpejt.

Ka pasur eufori nga futbollist­ët?

I kam thënë ekipit që duhet të ulemi me këmbë në tokë. Nuk duhet të bëjmë llogari, por duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshjeje. Por, ka edhe eufori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania