Panorama Sport (Albania)

Halili “SMS” Egbosë: Kujdes me ndërrimet...

“Replika” e trajnerit: Torasa dhe Ngo ishin të konsumuar

-

Presidenti i Tiranës ka qenë i drejtpërdr­ejtë. Refik Halili, në daljen e tij për mediat pas barazimit me Skënderbeu­n, e ka pranuar hapur se ka qenë një rezultat, i cili nuk i ka pëlqyer aspak. Madje, numri një i klubit kryeqyteta­s ka shkuar më tej, duke thënë se ka qenë një barazim që i ka dhembur.

PREMIO - Në deklaratën e dhënë për “Gol pas Goli”, Halili i pyetur në lidhje me faktin se nuk ishte e thënë që skuadra të merrte premio edhe pas kësaj ndeshjeje, tregoi situatën te bardheblut­ë. “Nuk ka lidhje çështja e premios për ekipin. Në

përgjithës­i, unë kam qenë gjatë gjithë kohës i kënaqur me ekipin”, shprehet fillimisht Halili.

GABIMET - Numri një i klubit ka komentuar edhe çfarë nuk ka shkuar si duhet në përballjen me korçarët. Halili është i drejtpërdr­ejtë, teksa nënvizon

se trajneri duhet të kishte qenë më i kujdesshëm me zëvendësim­et. “Gjërat që ne mendojmë që janë bërë gabim sot (dje), do t’i korrigjojm­ë. Vjen një moment që ne edhe do të thyheshim, por duhet të kishim qenë më të kujdesshëm te ndërrimet”, vijon numri 1 i klubit.

SKUADRA - Halili u jep futbollist­ëve edhe meritat. “Megjithatë, skuadra dha maksimumin. Ne duhet ta kishim fituar ndeshjen. Ishte një rast shumë i mirë për të fituar, por nuk ia dolëm”, shton ai.

KUKËSI E PARTIZANI - Tirana luan një pjesë të rëndësishm­e të sezonit në 180 minutat në vazhdim. Halili është përgjigjur edhe për rëndësinë që ka përballja me Kukësin dhe fill pas saj, me Partizanin. “Ne kemi thënë që do t’i marrim të gjitha ndeshjet me radhë. Me shumë kujdes. Por kjo mua më ka dhembur shumë”, përfundon Refik Halili. “REPLIKA” E EGBOSË Trajneri Emanuel Egbo i është përgjigjur dje në mbrëmje presidenti­t Halili pas kritikave për ndërrimet. “Presidenti­n do ta takoj dhe do t’ia sqaroj zëvendësim­et e mia. Më kanë pyetur se përse nuk i bëj ndërrimet më shpejt në ndeshje. Torasën e zëvendësov­a sepse ishte shumë i konsumuar dhe në duelet një kundër një nuk i lanë hapësira. Në këto kushte menduam të aktivizoni­m Hasanin, i cili mund të bëjë mjaft mirë në atë pozicion. Është futbollist­i që ka bërë më shumë gola te Tirana deri më sot dhe pasi ka kaluar dëmtimin, është në gjendje të na ndihmojë për 20-30 minuta. Ngo nuk ishte në formën e duhur, por jemi njerëz dhe nuk mund të jemi 100% për çdo takim. Deri tani kemi marrë maksimumin. E rëndësishm­e është që nuk humbëm. Mendoj se jemi aty ku duhet”, tha Egbo për “SuperSport”.

 ??  ?? Halili, dje duke dalë i zhgënjyer nga stadiumi
Halili, dje duke dalë i zhgënjyer nga stadiumi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania