Panorama Sport (Albania)

Bregu: Mirë është të ma thoshin ku do iki, më mohuan një penallti

Sulmuesi: Kisha probleme që në nxehje, ishte penallti

-

Dejvi Bregu ishte një prej atyre që sakrifikoi për korçarët, duke qenë se ndjeu dhimbje në fillim të ndeshjes dhe mund të linte ekipin. Në deklaratën për “Gol pas Goli” u shpreh se as ai nuk e di të ardhmen.

GOLI NDAJ TIRANËS – “Patjetër që është bukur të shënosh. Si ndaj Tiranës, si ndaj kujtdo, për mua ka të njëjtën vlerë. Dua që të ndihmoj ekipin sa më shumë, por ju them se ishte kënaqësi që të luash në këtë stadium fantastik”.

KEQARDHJE PËR BARAZIMIN – “Po, keqardhje, pasi patëm edhe rastin me Gripshin në fund, por ishte edhe goditja ime në pjesën e parë. Moment në të cilin edhe Ilioni (Lika) bëri goxha mirë. Duke parë se si shkoi ndeshja, edhe barazimi mendoj se ishte i drejtë”. E ardhmja – “Nuk e di për vete se ku do të iki në shkurt. Të ma kishin thënë edhe mua, mirë do bënin (qesh...).

RRËZIMI NË ZONË – “Të them të drejtën, nuk mendoj se e kam kapur topin me dorë. Besoj se e kam kapur me gjoks. Nëse do ta kem kapur me gjoks, atëherë duhej penallti. Nëse e kam prekur me dorë, s’ka penallti. Por unë nuk mendoj se e kam prekur me dorë dhe se ka qenë 11-metërsh”.

TË RINJTË – “Patjetër, më vjen mirë për të gjithë. Jo vetëm për Elezin dhe Pëllumbin, por kemi shumë të rinj, mes tyre edhe Mara apo shumë të tjerë, të cilët nuk po i kujtoj dot për momentin. Këtu gjithmonë kanë pasur hapësira të rinjtë, falë stafit, ambientit, presidenti­t që di të komunikojë me çdo lojtar. Shpresoj që këta çuna të tregojnë akoma më shumë vlerë dhe të jenë vlerë e shtuar për Skënderbeu­n”.

PROBLEMET FIZIKE – “Kush ka luajtur futboll, e di se sa e vështirë është që të futesh në ritëm me dy ditë. Kam ndierë dhimbje që në nxehje e jo më në pjesën e dytë. Profesorit i kam thënë që do duroj, duke qenë në kontakt të vazhdueshë­m me të. Në fund i thashë të më ndërronte, për të mos i prishur punë skuadrës”, deklaroi Bregu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania