Panorama Sport (Albania)

“Sqarohen” Daja dhe Lika, korçarët çmenden për golin

Merita Halili këndon për bardheblut­ë, Jonuz ndjekës i Tiranës

- OLSI AVDIAJ

Interes më i madh i ti fozëve në hyrje për ndeshjen e djeshme mes bardhebluv­e dhe korçarëve. Kanë qenë pak më shumë se 4000 tifozë të pranishëm në stadiumin "Air Albania", për të ndjekur sfidën mes dy skuadrave. Rreth 200 tifozë kishin ardhur nga Korça.

Si zakonisht, nga afër takimin e ka ndjekur trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, dhe një nga ndihmësit e tij. Është e disata herë që Jonuz ndjek Tiranën, ndërsa synimi është Skënderbeu, kundërshta­ri i vendit të tetë në renditje.

Gentian Muça është mungesa e radhës së Tiranës. Lojtari ka qenë me temperatur­ë gjatë këtyre dy ditëve dhe nga stafi është menduar që të lihet pushim.

Ervin Sina, Devi Muka, Rezart Dabulla, Bledi Nallbani, Migen Memelli ishin ndër emrat e njohur të së kaluarës bardheblu, pa lënë pas emra të tjerë.

Mikpritësi Refik Halili dhe miku Ardian Takaj ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur takimin e djeshëm mes bardhebluv­e dhe korçarëve.

Merita Halili ishte ajo që performoi në stadium për tifozët e Tiranës. Këngëtarja e njohur tiranase prej kohësh nuk ishte shfaqur në skenat e kryeqyteti­t, por ka preferuar që të jetë në Shqipëri për 100-vjetorin e qytetit dhe klubit.

Meksi ndjek hap pas hapi në të gjithë fushën Agustin Torasën, duke iu kthyer në makth argjentina­sit.

Në minutën e 44-t tifozët e Tiranës nuk e lëshojnë topin, duke sjellë vonesën e lojës për 20 sekonda. Si zakonisht, ka edhe sende në fushën e lojës, por shumë pak në krahasim me ndeshjet e tjera.

Tefik Osmani vazhdon e luan me këpucët e kuqe, që kontestuan tifozët në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë.

Ilion Lika në fund të takimit takohet me Iilir Dajën, ndërsa portieri i shpjegon batutat e parandeshj­es. Lika takon edhe Ilir Bozhiqin, ish-trajnerin e tij për shumë vite te Dinamoja dhe kombëtarja.

Si Agustin Torasa, Majkëll Ngo dhe Elton Kale nuk e kanë pëlqyer zëvendësim­in dhe në forma jo të hapura e kanë shprehur pas ndërrimit.

Elton Kale nuk ka dashur që të flasë për mediat pas ndeshjes, por ka pranuar se topi ka qenë i ndalur dhe nuk ka pasur lëvizje. Ai gjithashtu është sqaruar gjatë edhe me Koliçin, ish-shokun e skuadrës së sezonit të shkuar, për golin e shënuar në minutën e 80-të.

Lojtarët e Skënderbeu­t janë ankuar në minutën e 93-të, sepse lojtarët e Tiranës nuk kanë respektuar "fair-play"n pas një nxjerrjeje të topit jashtë nga Imami, pasi Krasniqi ishte i dëmtuar në kokë. Bardheblut­ë nuk e kthyen topin, por vazhduan lojën.

Një banderolë ndryshe është hapur nga tifozët e Tiranës: "Egbo, na kthe kohën e Elsaedit".

Të fundit janë larguar nga stadiumi anëtarët e stafit të Tiranës, Ebgo, Xhafa e Jani.

 ??  ?? Banderola e tifozëve të Tiranës, e hapur dje në stadium
Banderola e tifozëve të Tiranës, e hapur dje në stadium
 ??  ?? Lojtarët e Skënderbeu­t protestojn­ë te Meta për golin
Lojtarët e Skënderbeu­t protestojn­ë te Meta për golin
 ??  ?? Jonuz dhe Lekiqi, dje të pranishëm në “Air Albania” Fotot: F. Hazisllari
Jonuz dhe Lekiqi, dje të pranishëm në “Air Albania” Fotot: F. Hazisllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania