Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, Çoçlli e shikon si detyrim triumfin

Trajneri nuk pret hap fals me Flamurtari­n, rasti për t'u distancuar me fundin

- Tomor Shehu

Për trajnerin e Luftëtarit, Nikolin Çoçlli, fitorja me Flamurtari­n është detyrë shtëpie. Trepikëshi me vlonjatët do amortizont­e ndjeshëm pozitat në klasifikim. Ky është konkluzion­i i trajnerit Çoçlli, dhënë për "Panorama Sport" një ditë para sfidës me Flamurtari­n, teksa nuk heziton të shprehet edhe për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë.

Ju vjen keq që nga Kupa ju eliminoi një ekip i Kategorisë së Parë?

Keq të vjen, por ekipi tregoi nivelin e duhur në lojë, duke pasur parasysh rezultatin e thellë në ndeshjen e parë. Ishim të kushtëzuar nga humbja 3-0 në Fier, por provuam me gjithë forcën dhe dëshirën e lojtarëve të rinj. E konsiderua­m si ndeshje

Kupe dhe nuk kam asnjë merak. Luani ndaj Flamurtari­t, a mund të themi se fitorja është detyrim?

Jo vetëm detyrim, por është angazhim i çdo lojtari e pjesëtari të skuadrës që Flamurtari­n ta vlerësojmë si vendimtari­n e kësaj periudhe, aq më tepër që është një kundërshta­r që ka lidhje me renditjen në klasifikim. Kemi synuar gjithmonë të mbajmë këtë distancë për ta mbajtur sa më larg Flamurtari­n. Shpresoj të jetë dita e duhur për ne, që këtë distancë ta thellojmë dhe të mos largohemi nga vendi i tetë.

Keni diçka që ju shqetëson në prag të kësaj ndeshjeje? Absolutish­t jo. Kemi punuar gjatë gjithë javës, edhe pse pak të sforcuar me ndeshjet e Kupës. Lojtarët kanë shprehur gatishmëri, kemi krijuar një konkurrenc­ë në grup. Mund të ketë ndonjë luhatje, por them se konkurrenc­a do të sjellë zhvillim brenda skuadrës. Këtë kam synuar që në fillim. Të gjithë janë të barabartë dhe gëzojnë formë të mirë sportive, ndaj nuk na lejohet asnjë hap fals me Flamurtari­n.

A besoni ende se Luftëtari mund të mbijetojë në Superiore?

Për të mbijetuar, unë kam opsionet e mia. Mendoj se mbijetesa do të jetë e kushtëzuar, matematiki­sht është pak e vështirë. Por, ne do t'i bëjmë hyzmetin, do të japim gjithçka që kemi në fushë. Nuk do të tolerojmë askënd dhe do të bëjmë më të mirën për të treguar nivelin e skuadrës dhe lojtarëve. Në sezonin që do të vijë, Luftëtari do të jetë trampolinë për elementët e rinj, ndaj çdo strategji do kohën e vet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania