Panorama Sport (Albania)

Vila: Momenti për kthesën e madhe

- Z.Qypi

Emiljano Vila kërkon 3 pikët ndaj Vllaznisë në sfidën që sot do të luhet në orën 17:00 përballë Vllaznisë në "Niko Dovana". Njëkohësis­ht ai shprehet edhe se duhet kujdes ndaj kuqebulve, teksa i cilëson shkodranët si ekip që dinë të të vendosin në vështirësi. Në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport", Vila nuk dëshiron asnjë nënvlerësi­m ndaj kuqebluve, teksa shpreson që ekipi të ketë grintë dhe është besimplotë se do të arrijnë që ta kalojnë me sukses:

Sfida e radhës - "Vllaznia do të jetë një ndeshje tjetër, edhe pse fitorja ndaj Erzenit na ka dhënë pak moral. Për fat të mirë, e kaluam me sukses. Tani kemi ndeshjen e radhës, që duhet ta marrim po kaq seriozisht. Do mundohemi me të gjitha forcat të japim të njëjtën performanc­ë. Besoj se jemi në rrugën e duhur".

Situata në ekip - "Në ekip ka atmosferë pozitive, jemi të përqendrua­r, duke u stërvitur në qetësi dhe jemi të gjithë të motivuar. Kemi përballuar me sukses skuadra që janë akoma më të forta dhe ia kemi dalë, prandaj mendoj se do të arrijmë të fitojmë".

Vllaznia - "Mendoj se grupi është pika më e fortë e tyre. Vllaznia do të ketë respektin tonë maksimal, duke parë edhe ndeshjen e fundit që zhvilloi ndaj Tiranës. Nuk meritonin të humbnin. Në sulm, kanë lojtarë mjaft potentë. Duhet të mos u lejojmë hapësira për të na goditur".

Fitorja - "Për ne është momenti që të marrim maksimumin në ndeshjen e radhës. Duhet të fokusohemi vetëm që të marrim 3 pikët e radhës dhe duhet ta kalojmë pozitivish­t këtë ndeshje".

Strategjia - "Atë e di trajneri. Ai bazohet te formacioni duke parë gjendjen fizike të lojtarëve gjatë javës".

Objektivi Europë - "Kemi 3 ndeshje të radhës mjaft të vështira, megjithatë ne nuk duhet t'i shohim rivalët. Duhet të bëjmë punën tonë për të qëndruar lart në tabelë. Edhe Kupa është objektiv, por kemi ndeshje të vështirë në kampionat dhe kam besim se do t'ia dalim".

Pikët - "Në ekip ka gjithmonë vend për përmirësim­e dhe detyra jonë është të nxjerrim mësime nga gabimet dhe t'i korrigjojm­ë ato", ka deklaruar Vila.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania