Panorama Sport (Albania)

Goli “mision i pamundur”, nuk ka fitues në Rrogozhinë

- Aldo Buzi

Egnatia barazon 0-0 me Tërbunin. Në “Hasan Zyla” ndodh gjithçka, luftë sportive, raste pa fund, kartonë të verdhë e të kuq, por vetëm gol jo. Tërbuni e mbylli ndeshjen me 9 vetë, pasi Zagani dhe Dushku dolën me të kuq. Mungesë e rëndësishm­e tek Egnatia ishte Dimo, për arsye gripale. Tifozët e mbështetën skuadrën nga jashtë stadiumit, pasi vazhdojnë të jenë të dënuar.

NDESHJA - Loja është e shpejtë dhe Mustafaj në minutën e 8të vë në provë Sulenjin me një goditje ballore. Miqtë reagojnë me Fejzajn, por Hasanbelli tregon cilësitë e tij. Sulmuesi Dushku në 3 raste bëhet protagonis­t, por herë mbrojtja dhe herë portieri i heqin gëzimin e golit. Gjoka, Mustafaj dhe Bilali përpiqen të surprizojn­ë, por pa mundur ta ndryshojnë rezultatin. Ramazani pranë portës shtyn me kokë një top, që shkon ngjitur me shtyllën. Në pjesën e dytë, Dalipi dhe Bano bëjnë lëvizjet e tyre në kërkim të golit. Niveli i lojës rritet, por goli mungon. Tërbuni tenton me kundërsulm­e, por Hasanbelli është në një ditë të mirë. Jaupaj godet fort, por jashtë. Egnatia e rrit presionin dhe pretendon për penallti, pasi Mustafaj pengohet në zonë, por gjyqtari Hazizi vazhdon lojën. Pukjanët

mbeten me 9 vetë, pasi Dushku për simulim merr të verdhin e dytë, ashtu si Zagani për protesta. Egnatia kërkon patjetër të shënojë, por nuk ia del dhe regjistron barazimin e radhës në shtëpi.

BANO - Pas barazimit, trajneri Bano tha: “Barazimin mund ta

quaj rezultat të papranuesh­ëm në të tilla raste. Nuk patëm fat të shënonim me rastet ideale që kishim. Terreni na e bëri të vështirë lojën. Nuk mjafton të luash mirë, patjetër duhet të fitosh. Edhe mungesa e tifozëve ndikoi në këtë ndeshje”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania