Panorama Sport (Albania)

Oriku lë dy pikë në shtëpi, reziston Iliria

- Enriko Gabaj

Oriku nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Ilirisë, një takim i vlefshëm për javën e 16-të të Kategorisë së Parë për Grupin B. Tjetër barazim mes këtyre dy skuadrave, që edhe fazën e parë barazuan me rezultatin 11 në Fushë-Krujë. Koha në Orikum ishte e bukur, perfekte për një ndeshje futbolli, ndaj dhe dy skuadrat u munduan të jepnin më të mirën nga vetja.

Rasti i parë për shënim i takon Orikut, që në minutën e 7-të rrezikon me Çapon, por goditja e tij me kokë shkon mbi traversë. Xhymerti për Ilirinë ka mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh miqtë, brenda zonës së rreptësisë ai gjuan tokazi, por Muho është shpëtimtar për portën e të kaltërve. Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet pa shumë raste, ndërsa pjesa e dytë vazhdon me intensitet më të lartë, me të dyja skuadrat të hedhura në sulm. Mundësia më e mirë e pjesës së dytë ishte ajo e Orikut, ku goditja me kokë e Kuqit ndalet nga portieri Shera. Pavarësish­t tentativav­e, mundësive dhe dëshirës së lojtarëve të të dyja skuadrave për të shënuar, takimi është mbyllur në barazim 0-0. Dy skuadrat ndajnë nga 1 pikë, por

sigurisht të kënaqur janë vetëm miqtë, sepse Oriku ka humbur 2 pikë në këtë ndeshje. Oriku dhe Iliria janë dy skuadra që i kanë “qejf” barazimet si në fushën e tyre, ashtu edhe në transfertë.

MEMUSHI - “Skuadra në përgjithës­i luajti mirë, në pjesën e

dytë dominuam, por nuk mundëm të shënojmë. Nuk patëm shumë raste nga të cilat të përfitonim dhe pse jo, të shënonim. Objektivi i sotëm (djeshëm) ishte vetëm fitorja, por futbolli ka brenda tri rezultate”, theksoi trajneri Memushi pas ndeshjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania