Panorama Sport (Albania)

Turbina fiton derbin, Peqini shtyn Elbasanin në greminë

Verdheblut­ë të pashpresë, edhe fati kundër tyre

- VLADIMIR MEMA

Elbasani mbetet në fund edhe pas der bit me Turbinën, që shihej si shpëtim, por në fakt rezultoi fatal për verdheblut­ë, të cilët janë mundur 0-1, me golin e ish-it Peqini. Në “Elbasan Arena” përballesh­in dy skuadrat që mbyllnin klasifikim­in dhe pritej një derbi rivalizues, ashtu siç ndodhi në fushë, por në fund të gëzuar dolën cërrikasit e trajnerit Gjoni, ndërsa elbasanasi­t e Lleshanaku­t nuk po dinë të dalin dot nga kaosi ku janë futur. Kjo humbje e mban Elbasanin në kuotën e 10 pikëve, 5 më pak sesa Shënkolli, që ndodhet në zonën e “play-out”. NDESHJA

Derbi do të niste me mënyrën më të mirë të mundshme për miqtë nga Cërriku, të cilët kalojnë në avantazh që në minutën e tetë. Elbasanasi Jurgen Peqini i shpëton bukur mbrojtjes pas një vertikaliz­imi dhe i vetëm me Molin nuk e ka të vështirë ta dërgojë sferën në rrjetë. Festë në kampin cërrikas, ndërsa Peqini për respekt të ish-skuadrës së tij preferon të gëzohet në heshtje. Nis malorja për verdheblut­ë, të cilët gjithsesi nuk japin shenja dorëzimi, edhe pse forca për të ndryshuar diçka u mungon, sidomos sa i përket përfundimi­t të aksioneve.

Abner dhe Peposhi tentojnë të vënë në provë Laroshin, por ky i fundit nuk zihet në befasi. Dy rastet më të mira i ka sulmuesi Baro në fundin e pjesës së parë. Fillimisht, fare pranë zonës ai godet dhe në vijën fatale, topin

që po i drejtohej rrjetës e largon Rexhepi. Në aksionin tjetër nuk gjuan si duhet pas një asisti nga krahu i majtë dhe brenda në zonë e dërgon topin mbi tra. Në pjesën e dytë verdheblut­ë hidhen në sulm, por lënë hapësira

prapa, të cilat nuk shfrytëzoh­en si duhet nga Peqini, i cili në dy momente tregohet egoist, duke humbur mundësi të mira shënimi. Elbasani ushtron presion dhe ka avantazh territoria­l, por nuk kanë fatin me vete.

Gjuajtja e Nurit ndalet nga shtylla, ndërsa ajo e Matajt përfundon jashtë. Përpos mundësive deri në fund, mbetet në fuqi goli i Peqinit në derbi, i cili i jep frymëmarrj­e skuadrës së tij dhe zhyt në fund verdheblut­ë.

 ??  ?? Turbina feston golin e Peqinit
Turbina feston golin e Peqinit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania