Panorama Sport (Albania)

Eurogol i Xhemalajt, Erzeni triumfon në Dibër me 10 vetë

- NDESHJA Fatmir Zhuzhi

Tjetër humbje e Korabit në fushën e tij, ku duket se nuk po arrin më të zhbllokohe­t. Takimi me Erzenin është mbyllur me fitoren 0-1 të shijakasve të drejtuar nga Dorian Bubeqi, i cili ka “marrë hak” për largimin nga stoli dibran pak kohë më parë. Ishte eurogoli i Xhemalajt që i dha fitoren Erzenit, që pas 17 minutash mbeti me 10 vetë, pas daljes me karton të kuq të sulmuesit Xhixhiua.

- Loja nis e qetë, me ekipet që studiojnë njëra-tjetrën. Vendësit përpiqen të qarkullojn­ë më tepër topin dhe të 12-ën rrezikojnë me Skukën, i cili ndërmerr një aksion personal, shmang Teqjan dhe Diksonin, por heziton përpara portës. Në minutën e 17-të Xhixhiua ndëshkohet me karton të kuq nga kryesori Bajramaj, pasi ndërhyn rëndë në dëm të Muçës. Miqtë mbeten me 10 lojtarë, megjithatë lojtarët e Korabit nuk janë në gjendje të përfitojnë. Ata tentojnë nga distanca me Mziun dhe Didën ta zhbllokojn­ë rezultatin, por pa sukses. Pjesa e dytë fillon me një goditje të fortë të Skukës, por portieri mik me vështirësi e nxjerr topin në këndore. Në minutën e 55-të vjen goli i vetëm i ndeshjes. Xhemalaj, pas një topi

të marrë nga Çutra, gjuan në mënyrë spektakola­re me të majtën dhe gjen trekëndësh­in e majtë të portierit Birja, duke e kaluar Erzenin në avantazh dhe duke shtangur Korabin. Dibranët kërkojnë të kundërpërg­jigjen, por nuk ia dalin. Edhe ndërrimet e bëra nga trajneri DaliTrajne­ri

pi nuk rezultojnë të suksesshme. Me fitoren e miqve shijakas mbyllet kjo përballje, ku Erzeni largohet me tri pikë të çmuara, ndërkohë që dibranët zhgënjejnë sërish në fushën e tyre dhe mbetet të mendojnë tani për takimin e radhës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania