Panorama Sport (Albania)

NOTAT BARCELONA

-

TER SHTEGEN 6,5 - Pa faj në golin e pësuar nga Getafe. Ndërhyrja që bën në pjesën e dytë duhet parë dhe riparë për t’u kuptuar që ishte e jashtëzako­nshme.

SERXHI ROBERTO 6,5 - I zoti për të kuptuar aksionin e golit dhe për t’u gjetur i gatshëm në portën kundërshta­re. Në pjesën e dytë shpërdoron disa topa në sulm.

PIKE 6,5 - Ofron siguri në qendër të mbrojtjes. Dhjetë minuta nga fundi bën një mbyllje perfekte ndaj Haime Matës.

UMTITI 6,5 - Është protagonis­t i episodit të VAR-it, i cili pëson faull dhe anulohet goli i kundërshta­rëve. Nga këmbët e tij lind aksioni i golit të Grizmanit.

ALBA 6 - I pafat. Del nga fusha për një problem në kofshë (Nga

22’ Xhunior 7 - Futet i ftohtë në fushë, por bëhet protagonis­t i ndeshjes duke dhënë asistin e golit të dytë).

DE JONG 6 - Nuk shfaqet kurrë në zonën kundërshta­re, por punon mirë në linjën e mesfushorë­ve. Kur Getafe i bën presion, detyrohet që të largojë topin.

BUSKETS 7 - I vetmi gabim i tiji solli rrezik të madh në portën e Ter Shtegenit, por për pjesën tjetër është fantastik. Tjetër ndeshje e madhe e mesfushori­t spanjoll. ARTUR 6 - Nuk lë gjurmë, por puna e tij ishte e rëndësishm­e për ekipin. (Nga 75’ Rakitiç Pa notë). ANSU FATI 7 - Që në start u tregon kundërshta­rëve se me çfarë “brumi” është gatuar. Edhe pse i ri, duket sikur mbi shpatulla ka shumë eksperienc­ë. I afrohet golit, por pa fat. (Nga 84’ Vidal - Pa notë). MESI 7,5 - Ndeshja e katërt radhazi pa gol në kampionat, por “Pleshti” e justifikon këtë me asistimet. Ishte i gjashti radhazi në kampionat. Gjithmonë i rëndësishë­m për Barcelonën. GRIZMAN 7 - Goli ishte magjik, por asgjë më tepër për francezin. Humbet dy raste të sigurta për gol. TRAJNERI SETIEN 6,5 Skuadra vuan, por merr 3 pikë të rëndësishm­e. Ndaj Getafes nuk ishte e lehtë dhe ai e di se ku duhet të përmirësoh­et.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania