Panorama Sport (Albania)

Një dëmtim i prish ëndrrën, por Rei Manaj tërbon serbët

Sulmuesi i Kombëtares ulet pranë De Jongut dhe Fatisë

-

Dashur padashur, aventura e Rei Manajt te Barcelona është e lidhur në mënyrë të pashmangsh­me me dëmtimet e shumta. Fillimisht Luis Suarez, pastaj Osman Dembele dhe Hiroki Abe. Të gjithë e kanë mbyllur sezonin dhe kjo bëri që sulmuesi i Kombëtares shqiptare t’i ngjiste shpejt shkallët nga skuadra B në ekipin e parë. Sigurisht që ai ka treguar vlerat e tij në stërvitje dhe ka merituar gjithçka, por ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Dhe nëse dëmtimet e shumta i mundësuan grumbullim­in me ekipin e parë dhe qëndrimin në stol për sfidën me Granadën, ishte sërish një dëmtim që i prishi ëndrrën për të debutuar. Me dëmtimin e Hordi Albës, trajneri Kike Setien duhet që të bënte patjetër një zëvendësim të detyruar. Në këtë mënyrë, u zbehën shanset për Rei Manajn që në start. Edhe rezultati 2-1 ia vështirëso­i gjërat shqiptarit, i cili priste me kalimin e minutave. Por Setien nuk donte të kalonte në aventurë dhe dy zëvendësim­et e tjera ishin Rakitiç dhe Vidal. Asgjë për t’u dëshpëruar. Sezoni është i gjatë dhe Manaj sigurisht që do të ketë shanse të tjera për t’u aktivizuar me katalanasi­t.

MES DY TALENTEVE - Përpara fillimit të ndeshjes, skuadra e Barcelonës publikoi pamjet nga dhomat e zhveshjes dhe Rei Manaj ishte i ulur mes dy lojtarëve Ansu Fati dhe Frenki De Jong. Shqiptari është një lojtar që integrohet shumë shpejt në grup sepse bën humor dhe batuta. Në stërvitje është parë gjithmonë i qeshur edhe përkrah Lionel Mesit. Sulmuesi i Kombëtares u bë lojtari i parë shqiptar që grumbulloh­et nga skuadra e Barcelonës, por tani objektivi i radhës është debutimi...

SERBËT - Grumbullim­i i Rei Manajt me skuadrën e parë të Barcelonës ka bërë jehonë edhe në mediat serbe, teksa “Kurir” e ka cilësuar këtë fakt si një lajm tronditës. Në Serbi duken të tronditur që një futbollist shqiptar do të ketë shansin për të debutuar në “Kamp Nou” me fanellën e Barcelonës, përkrah yllit argjentina­s, Lionel Mesi. “Lajm tronditës nga ‘Kamp Nou’, futbollist­i shqiptar përkrah Lionel Mesit. Ja kush është sulmuesi i ri i Barcelonës”, ishte titulli i vendosur nga “Kurir”, ndërkohë që në artikull sqarohet se Manaj është grumbullua­r nga trajneri Setien dhe pritet të debutojë si titullar, për shkak të dëmtimeve të shumta në repartin ofensiv.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania