Panorama Sport (Albania)

Zidan: Nuk luajmë në mbrojtje, Eden do të na sjellë gola

“Man. Siti do të jetë shumë më i motivuar ndaj nesh”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Zinedin Zidan i thur elozhe Eden Haz ardit dhe thotë se me të në fushë, Reali i Madridit është më i fortë. Trajneri francez e pranon kalendarin e vështirë që ka skuadra e tij gjatë kësaj kohe dhe vlerëson maksimalis­ht Mançester Sitin. Në prag të sfidës me Selta Vigon, Zinedin Zidan thotë se ekuilibri është gjëja kryesore në futboll dhe vetëm për këtë mënyrë po përgatitet ekipi i tij për të përballuar sfidat e ardhshme. Zizu kërkon vëmendje maksimale për sfidën kundër Selta Vigos.

VINICIUS - “Ai është 19 vjeç dhe duhet të punojë shumë. Ai e di këtë gjë. Ka shumë kualitet, por kur ky kualitet bëhet bashkë me punën, mund të vijnë gjëra të rëndësishm­e. Ai e di që duhet të përmirësoh­et”.

KALENDARI - “Ndeshjet më të rëndësishm­e janë ato të ardhshmet. Ajo e ardhshmja... Tani kemi sfidat vendimtare, ku duhet të jemi bashkë. Çdo ndeshje që kemi do të jetë e komplikuar, por jemi të përgatitur”.

PA NDESHJE - “Lojtarët preferojnë që të luajnë, por kjo

javë na shërbeu për të punuar. Ndonjëherë është mirë kur nuk kemi ndeshje”.

FORMACIONI - “Ka një moment kur e vendos formacioni­n, varet nga shumë gjëra. Por unë e kam shumë të vështirë sepse kam në skuadër lojtarë shumë të rëndësishë­m

dhe të mirë. Më duhet më shumë kohë sesa herët e tjera”.

HAZARD - “Kur ai është në fushë, do të thotë që kemi një lojtar të madh. Është stërvitur me ne dhe kjo do të thotë se është mirë. Por ka disa muaj që nuk luan dhe duhet të bëjmë kujdes. Fizikisht është gati për

të luajtur me ne. Me të në fushë shpresoj që të gjejmë golat”.

SITI - “Nuk e di nëse do të ndryshojë gjë dënimi nga UEFA. Për ne nuk ndryshon asgjë, sepse janë skuadër shumë e fortë dhe kompetitiv­e”.

MBROJTJA - “Nuk mendoj se varemi nga mbrojtja. Futbolli është ekuilibër dhe ideja e Realit është që të jetë i ekuilibrua­r dhe të luajë futboll. Unë kam luajtur në këtë skuadër dhe e di si funksionoj­në gjërat. Duhet të punojmë shumë për të qenë të fortë, me grintë dhe me dëshirë. Ekuilibrat të japin rezultate pozitive”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania