Panorama Sport (Albania)

Edhe FA kërcënon Mançester Sitin

Me shumë mundësi do të ketë penalitet këtë sezon, por jo zbritje nga kategoria

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Sikur të mos mjafton te përjashtim­i nga Europa për dy vitet e ardhshme dhe gjoba prej 25 milionë paundësh, Mançester Siti rrezikon edhe të penalizohe­t në Premier Ligë. Kjo, sepse siç zbulon "The Independen­t", thyerja e rregullave të "Fair Play"-t Financiar të UEFA-s, në të njëjtën kohë është edhe një shkelje e rregullore­s së brendshme të kampionati­t, e cila shkon në linjë me FPF-në e UEFA-s. Rreziku që tani u kanoset kampionëve në fuqi të Anglisë është një tjetër dënim i fortë, duke i zbritur pikë nga renditja në Premier Ligë këtë sezon. Dhe pavarësish­t apelit në Gjykatën Ndërkombët­are të Arbitrazhi­t Sportiv në Lozanë, ky penalizim nuk do të ishte objekt rishikimi në KAS, kështu që "Qytetarët" dridhen përsëri.

PEZULLIMI

Dhoma e Gjykimit në UEFA e shpalli Mançester Sitin fajtor për manipulimi­n e të ardhurave përmes kontratave të sponsorizi­mit gjatë periudhës 2012-2016. Pavarësish­t se klubi është optimist se KAS do ta përmbysë vendimin e UEFA-s, nuk ka asnjë shpresë në KAS nëse Federata Angleze do të vendosë t'i heqë pikë në renditjen aktuale të Premier Ligës. Në lajmin e "The Independen­t", thuhet se komitetet e Premier Ligës i kanë diskutuar më parë sanksionet e mundshme në rast të një dënimi të Mançester Sitit nga UEFA. Atyre pritet t'u hiqet një masë e konsiderue­shme e pikëve këtë sezon, por nuk do të ketë

një masë drastike si zbritja një kategori më poshtë. Gjithsesi, penaliteti i pikëve nuk është se i penalizon ata në luftën për titull këtë sezon apo i vendos në rrezik për të rënë në Championsh­ip. Aktualisht Siti renditet në vend të

dytë me 51 pikë pas 25 javëve, ndërsa Liverpulin kryesues e shikojnë 25 larg (skuadra e Klopit ka luajtur edhe një ndeshje më shumë). Por skuadra e Guardiolës renditet gjithashtu 27 pikë larg zonës së rënies.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania