Panorama Sport (Albania)

Avokati i Sitit: Mansur, 30 mln paund për 50 avokatët më të mirë në botë

Hakmarrje kundër UEFA-s: Do ta paditim për 10 vite

-

Pronari i Mançester Sitit, sheiku Mansur Bin Zajed al-Nahian, do të preferojë që të shpenzojë 30 milionë paund për të sjellë 50 avokatët më të mirë në "Etihad" dhe të padisë UEFA-n për 10 vitet e ardhshme sesa të pranojë dënimin e qeverisë europiane të futbollit për shkeljen e "Fair Play"-t Financiar. Organi i Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA i gjeti fajtorë "Qytetarët" për manipulimi­n e të ardhurave të tyre të sponsorizi­mit, duke shkelur rregullat e FPF. UEFA i pezulloi për dy sezone nga Europa dhe i gjobiti me 25 milionë sterlina. Vendimi i së premtes erdhi pas një hetimi të gjatë që nisi pasi revista gjermane "Der Spiegel" publikoi disa e-maile dhe dokumente në nëntor 2018.

Ato pretendoni­n se kishin prova se pronari i Sitit, pjesë e familjes mbretërore të Abu Dhabit, financonte përmes kontratës së sponsorizi­mit të fanellës, stadiumit dhe akademisë 67.5 milionë paund në vit përmes kompanisë së tij të fluturimit "Etihad". Një nga email-et e zbuluara, thoshte se vetëm 8 milionë paund të këtij sponsorizm­i gjatë sezonit 2015-'16 financohes­hin direkt nga "Etihad". Pjesa tjetër kontribuoh­ej prej rrjetit të kompanive të sheikut Mansur, pjesë e "Abu Dhabi United Group". Klubi ka premtuar se do ta luftojë këtë dënim të padrejtë në KAS. Siti u gjobit fillimisht për shkelje të rregullave të FPF në 2014-ën me 49 milionë

paund, shifër që më vonë u reduktua në 16 milionë. Gjatë publikimit të këtyre e-mail-eve, në një prej tyre shfaqet edhe vendosmëri­a e miliarderi­t Mansur për t'i shpallur luftë UEFA-s. Në një prej këtyre email-eve, një avokat i klubit, i quajtur Sajmon Klif, thoshte në fazat e hershme të hetimit të UEFA-s: "Ai do të preferonte të shpenzonte 30 milionë paund për të punësuar 50 avokatët më të mirë në botë për ta paditur UEFA-n gjatë 10 viteve të ardhshme".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania