Panorama Sport (Albania)

Bajerni i pangopur pas Sanesë, do edhe De Bryjnen

Fantazisti belg mund të ikë pas dënimit të klubit nga UEFA

-

Dënimi i Mançester Sitit nga UEFA për të mos marrë pjesë në dy sezone të Championsi­t dhe një gjobë prej 30 milionë eurosh, ka shuar çdo dyshim mbi të ardhmen e Leroi Sanesë në Angli. Klubi nga Mançesteri u penalizua për mashtrime financiare, duke akumuluar borxhe të mëdha dhe anashkalua­r paktin për "fair-play"-in financiar. Ndërkohë, lojtari i kombëtares gjermane është kandidati numër 1 për të lënë skuadrën dhe të transferoh­et në fund të sezonit në Mynih. "Bild" shkruan se bisedimet me të dhe stafin bavarez do të kryhen në muajin prill, për të mbyllur gjithçka në favor të klubit gjerman, një tratativë që ka nisur që në qershorin e vitit të kaluar, por që nuk u realizua për shkak të dëmtimit të lojtarit në ndeshjen e Superkupës së Anglisë në muajin gusht. Kontrata e Sanesë me Sitin përfundon në vitin 2021, po me shumë mundësi nuk do të rinovohet nga anësori i majtë. Kështu, Bajerni me shumë mundësi nuk do të përdorë opsionet për blerjen përfundimt­are të Ivan Perisiçit nga

Interi dhe të Filipe Kutinjos nga skuadra e Barcelonës.

DE BRYJNE - Një lojtar që mund të ishte i mirëpritur në çdo klub të botës. Kevin De Bryjne është një nga mesfushorë­t më të mirë në qarkullim. Ish-lojtari i Volfsburgu­t në Bundesligë mund të përfundojë në listën e Hasan Salihamixh­iç, edhe pse për të do të duhej që të futej dora thellë në portofol. Mungesa në Champions do ta detyrojë Sitin të mos i rezistojë një oferte të madhe nga klubet më të mira në botë. Vetë lojtari nuk do të qëndronte për të luajtur vetëm në kampionati­n anglez. Gjithsesi, ende nuk ka një lëvizje konkrete për çështjen e De Bryjnes nga Hasan Salihamixh­iç, që për momentin është i fokusuar të sjellë në Mynih Leroi Sanenë më parë dhe më pas të mendojë për një lojtar tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania