Panorama Sport (Albania)

Gjimshiti jep asist dhe Atalanta "kafshon" edhe Romën

-

Atalanta është forca e katërt e Serisë A dhe këtë e konfirmoi mbrëmjen e djeshme me një paraqitje fenomenale, ku përballë Romës, edhe pse e panë veten në disavantaz­h, pas golit të Edin Xhekos në minutën e 45të, arrijnë ta përmbysin në të dytën, nën firmën e Berat Gjimshitit. Vetëm pesë minuta nga fraksioni i pjesës së dytë, pas një goditje këndi, qendërmbro­jtësi i Shqipërisë devijon topin e ardhur nga këndi duke gjetur në shtyllën e dytë Palomonin, i cili bën 1-1. Ndërkohë, golin e fitores e dhuron Pasaliçi, ende pa kompletuar një minutë në fushën e lojës. Dhe me këtë sukses, skuadra e Gjimshitit me shokë blindon zonën Champions, tashmë +6 pikë nga vendi i pestë. Për sa i përket paraqitjes së Beratit, mbrojtësi kuqezi meritoi notën 6.5: "Vuan shpejtësin­ë e Klajvertit, ndonëse punon me eksperienc­ë dhe fizik për ta ndalur. Por kur e gjën në fushë të hapur dhe në zonën rivale di të bëjë sponda si sulmues rrace, pasi ka meritën kryesore në golin e barazimit 1-1 të zikaltërve. I pazëvendëe­sushëm!".

ZHYTET BERISHA - Ndërkohë, java e 24-t e Serisë A nuk është hapur pozitivish­t për portierin Etrit Berisha. SPAL-i i tij është mposhtu 2-1 në transfertë nga Leçe dhe tashmë zbritja një kategori më poshtë sa vjen e duket më reale për ekipin që nuk ka dhënë përgjigjen e duhur edhe pas ardhjes së Luixhi Di Biaxhos në stol. Edhe pse Berisha u vlerësua me notën 6, duke dalë në barazim me sllovenin Majer ("Etriti i mohon një gol të sigurt në pjesën e parë, por Majer e dënon me rrjetën e 2-1-shit në fund, ndonëse pa faj"), skuadra e gardianit të Shqipërisë duket vërtet në vështirësi të mëdha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania