Panorama Sport (Albania)

Konte: Ndaj Lacios, duel jofavoritë­sh

"Juvja gllabëron gjithçka, suksesi nuk është i lehtë"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pas derbit dhe Na polit, për zikaltrit një tjetër provë zjarri. Sot ndaj Lacios duhet një fitore jo vetëm për të ruajtur ritmin, por edhe për t'i bërë presion Juventusit. Antonio Konte e njeh delikatesë­n e sfidës së radhës e në konferencë për shtyp ka analizuar situatën.

A është ajo ndaj Lacios një përballje për titull?

Përkufizim­i më i mirë është që do të jetë një sfidë mes outsider-ësh. Me siguri që do të jetë shumë e vështirë, sepse përballë do të jetë një ekip i konsolidua­r, që ka fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë.

Cilat nga gabimet e para ndaj Napolit nuk doni që të përsëriten?

Me Milanin dhe Napolin zhvilluam dy ndeshje tejet të ndryshme. Në derbi u luajt hapur dhe u shënuan 6 gola, por që mund të kishin qenë më tepër. Napoli luan me strategji mbrojtëse dhe ka rezultate, por për të parë ndeshje të bukura duhet që të dyja ekipet të luajnë në një mënyrë të caktuar. Raste patëm, por vendimet e pasimit të fundit na penalizuan.

Nga Spanja vijnë vetëm zëra lidhur me të ardhmen e Lautaros. Keni ndonjë këshillë për sulmuesin tuaj?

Është shumë i ri, por me kokën mbi shpatulla. Ai e di fort mirë se sa pak peshë kanë zërat e merkatos. Interi përfshihet shpesh në lajme të tilla krahasuar me klubet e tjera, ndaj edhe lajmet janë më të bollshme. Lojtarët duhet të ruajnë përqendrim­in, sepse çdo gjë në këto lajme janë thjesht fjalë boshe.

Si e shihni ambientimi­n e Eriksenit në ekipin tuaj?

Po punon shumë dhe po kupton se çfarë situatash i kërkojmë që të ndërtojë. Siç ju kam thënë, me të kam vepruar si kurrë më parë në

karrierën time, duke e hedhur në fushë menjëherë. Pas sfidës me Udinezen e thashë hapur që nuk më pëlqeu paraqitja e tij, por ishte diçka normale sepse në atë ndeshje isha i detyruar ta aktivizoja. Do ta shohim përsëri titullar në ndeshjet e radhës, por kur ta gjykoj të arsyeshme.

Inzagi ka 9 titullarë të njëjtë me 4 vite më parë. Një kohëzgjatj­e e tillë në të njëjtin vend, a është synim për një trajner apo rëndësi kanë vetëm fitoret?

Suksesi nuk është kurrë i lehtë, aq më tepër në Itali ku ndër vitet e fundit ka qenë një skuadër që ka gllabëruar gjithçka, siç bën Bajerni në Gjermani apo PSG-ja në Francë. Puna, programimi dhe vizioni janë aspekte të rëndësishm­e, ashtu siç është edhe durimi. Duhet shumë qetësi dhe punë për të treguar

forcën e për t'u vlerësuar nga të tjerët. Më pas vjen rritja dhe ky është synimi madhor për të gjithë.

Këto ditë kanë qenë të mbushura me polemika mbi arbitrimin e teknologji­në. Cili është qëndrimi juaj?

Vështirësi­të janë të dukshme dhe disa situata nuk kanë qenë të qarta. Duhet që të gjitha palët të kenë besim. Gabime ka pasur, por le të shpresojmë që në të ardhmen

do të ketë edhe më pak, qofshin në favor apo kundra.

Po për kërkesën e VAR-it nga stoli?

Fillimisht, më duhet të them se nuk jam dakord me planin për t'u mundësuar skuadrave kërkesën e VARit në rastet kur e mendojnë të nevojshëm. Nëse situatat në fushë janë ose jo të qarta duhet ta vendosin arbitrat, pasi ndryshe nuk do të merret vesh se cila është kompetenca e tyre. Kemi aq shumë punë gjatë ndeshjeve. Edhe kërkesa e VAR-it na duhet. Për sa kohë janë imazhet në dispozicio­n, më duket e kotë që të kemi mundësi të kërkojmë ndërhyrjen e teknologji­së nga stoli.

Si është Handanoviç? A do të afroni ndonjë portier tjetër?

Për Samirin pyesni doktorët sepse janë më kompetentë se unë. Kemi 6-7 të dëmtuar për trauma, ndërkohë që zakonisht dëmtimet janë të natyrës muskulore. Jemi në shkurt, ndaj uroj të mos kemi probleme e të gjithë djemtë të jenë të gatshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania