Panorama Sport (Albania)

Sarri i mohon CR7 rekordin e thumbon Klopin: B... e zgjuar

"Dua një dhuratë nga Lacio-Inter, por s'është decizive"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Sigurisht që vendimin do ta ketë marrë në unanimitet me lojtarin, pasi siç ka pranuar vetë së fundmi Kristiano Ronaldo, rekordet tashmë nuk janë më një prioritet për atë, por trofetë me Juventusin. Gjithsesi, fakti që fenomeni portugez ishte vetëm një ndeshje larg serisë së 11 sfidave radhazi me gol, për të barazuar kështu rekordin e Gabriel Omar Batistutës dhe Fabio Kualjarelë­s në Serinë A, në mbrëmje ka ardhur vendimi i papritur për të lënë pushim CR7-ën, në pritje të ndeshjes së pasdites së sotme kundër Breshas. Fundja, vendimi për të lënë portugezin pushim mund të jetë shumë i drejtë, duke parë se së fundmi ka nuk ka humbur as ndeshjet e Kupës së Italisë dhe ndoshta një rikuperim forcash, edhe përpara rifillimit të Champions-it (Juvja do të jetë në fushë më datë 26 shkurt kundër Lionit), është një "ndalesë" më se e nevojshme për Kristianon. Por ndërkohë, takimi i sotëm dhe sidomos konferenca për shtyp e trajnerit Mauricio Sarri ishte shumë e gjallë, duke qenë se ajo paraprin jo vetëm edhe duelin direkt mes Lacios dhe Interit, por mbi të gjitha edhe një deklaratë nga Anglia e Jyrgen Klopit, trajnerit të Liverpulit, i cili jo vetëm thur elozhe, por në të njëjtën kohë thumbon punën e bërë deri tani nga Juventusi në kampionat.

Sarri, sa stimuj të shtuar keni, teksa shihni se kampionati deri tani po luhet me thikën mes dhëmbëve?

Stimujt nuk kanë munguar kurrë, por mendoj se kjo garë e fortë është motiv për të dhënë edhe më shumë sesa maksimumi. Fundja, duke parë mënyrën se si kishin lëvizur ekipe si Interi dhe Lacio në merkato, ky duel pritej, por si ne, mendoj se edhe tifozët po dëfrehen shumë, duke parë sprintin e bërë deri tani nga ne tri kryesueset.

Çfarë mund të ndryshojë ndeshja me Breshan, duke parë se pas jush në fushë do të sfidohen Lacio dhe Interi?

Nuk e di. Dua që të mendojmë për ndeshjen tonë, pa parë dhe pa pritur rezultatet e të tjerëve. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e rëndësishm­e, por nëse perënditë e futbollit do të duan, pse jo do ta pranoja një dhuratë nga dueli i "Olimpikos". Gjithsesi, siç e thashë, në fillim jemi ne që duhet të bëjmë punën tonë.

Forma jospektako­lare që Juventusi ka shfaqur së fundmi, mos ka të bëjë edhe me presionin që kanë nisur të ndiejnë lojtarët tuaj?

Unë shoh faktet dhe ajo që kam nënvizuar është se kundër Milanit, në Kupë, bëmë mjaft mirë për 70 metra, por në zonën e sulmit na mungoi kompaktësi­a, saktësia dhe ligësia për të bërë atë që unë kërkoj. Në të njëjtën kohë, e lamë edhe Ronaldon shumë të vetmuar, gjë që nuk duhet të ndodhë, nëse duam të shfrytëzoj­më kapacitete­t e Kristianos. Gjithsesi, në të njëjtën kohë, kundrejt ndeshjes me Veronën, pas 5-6 daljesh nga zona jonë deri në sulm, të cilat më lanë një ndjesi shumë të mirë dhe pikërisht kjo është ajo që unë dua nga Juventusi. Ndërsa për sa i përket presionit, të flasësh për këtë gjë kur je pjesë e këtij klubi, nuk besoj se vlen. Ose të paktën, ata që nuk e përballojn­ë, duhet të nisin të reagojnë dhe të mësojnë nga të tjerët.

Besoj e keni dëgjuar deklaratën e fundit të Jyrgen Klopit rreth Juventusit. Si do t'i përgjigjes­hit?

Jyrgen bën si gjithmonë b... e zgjuar (qesh). Është shumë simpatik, por i përgjigjem se edhe Liverpuli nuk është keq si ekip, jo... Jyrgen thjesht ka dashur që t'i heqë pak presion vetes dhe lojtarëve të tij në pritje të rifillimit të Champions-it, por nuk dua të shtoj më shumë se kaq.

Si e prisni ndeshjen me Breshan?

Pavarësish­t vështirësi­ve në renditje, janë një skuadër që kërkojnë gjithmonë të luajnë futboll dhe mbi të gjitha janë një ekip më i zoti në transfertë sesa në shtëpi. Prandaj, kjo e shton vështirësi­në për t'i përballuar ato, pa llogaritur se në fazën e dytë, ekipet që luftojnë për mbijetesë, bëhen dyfish më

të uritura.

Dibala po luan shumë larg portës së fundmi...

Paulo, sidomos ndaj Milanit në Kupë, u tërhoq shumë më shumë nga çfarë i kisha thënë, por gjithsesi bëri mjaft mirë dhe falë cilësive që ka di të përballojë presionin, të driblojë, të shërbejë. Por kjo i mohon që të mbështesë Ronaldon dhe duhet të ndryshojmë diçka.

E keni mësuar se çfarë i ndodhi Mançester Sitit... Nëse do të ishit në vend të Pep Guardiolës, do të pranonit të qëndronit në një skuadër, pa pasur mundësinë për të luajtur Champions-in?

Unë po, sepse pranova Çelsin në sezonin e kaluar, edhe duke e ditur se nuk ishte kualifikua­r për në Champions. Nuk mendoj se diçka e tillë është një diskrimini­m, sepse pavarësish­t vendimit të marrë, në apel gjërat mund të ndryshojnë.

Pjaniç papritur ka humbur gjurmët. Mendoni se ka nevojë për pushim?

Të shohim. Unë flas me lojtarët e mi, ndonëse së fundmi e kam parë në rritje. Gjithsesi, me Breshan kam menduar të bëj rrotacion dhe në fushë do të zbresin ata lojtarë që janë më të freskët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania