Panorama Sport (Albania)

“Zonja”, 150 milionë euro për të rikthyer Pogbanë, Ramsej dhe Rabio te “Djajtë”

Nis të gatuhet operacioni i çmendur në Torino, Raiola jep bekimin

-

Ëndrra e madhe dhe nevoja e madhe. Aty në mes, "Zonja e Vjetër" nuk e ka harruar kurrë Pol Pogbanë. Në mesfushë, Juventusit i nevojiten dëshpërimi­sht kilogramë, centimetra dhe gola. Dhe në tavolinë qarkullon edhe një herë ideja e rikthimit të tij në Torino. "Asgjë nuk është e pamundur nëse ekziston vullneti nga të dyja palët", tha menaxheri Mino Raiola nga "San Siro" të enjten. "Italia është shtëpia e dytë e Pogbasë. Nuk do t'i vinte keq të rikthehej te Juve, por është herët për të folur". Mund të jetë shpejt, por superagjen­ti nuk i lëshon kurrë rastësisht fjalët në ajër. Qëllimi është t'i pasohej topi "Zonjës".

Juventusi po e vlerëson operacioni­n 360 gradë si nga ana teknike, ashtu edhe nga ajo e biznesit. Një lojtar që anglezët e blenë 4 vite më parë për 110 milionë euro. Por "Gazzetta dello Sport" ka bërë një llogari se sa do të mund të kushtonte sot riblerja nga Junajtid e një lojtari, që fiton 14 milionë euro neto në sezon në "Old Trafford" (plus bonuset) dhe ka edhe një kontratë deri në vitin 2021 me klauzolën e rinovimit edhe për një tjetër vit. Pas një muaji, ai do të festojë 27-vjetorin. Ideja që italianët të paguajnë një vlerë mbi 100 milionë euro për kartonin e francezit duket e vështirë. Ata janë gati të ofrojnë një shifër 50 milionë euro, plus kartonët e Rabiosë dhe Ramsejt dhe nëse i shtohet edhe rroga neto e lojtarit për një kontratë 5-vjeçare në Torino, atëherë operacioni në total do t'i kushtonte "Zonjës" deri në 150 milionë euro. Por nga ana tjetër, duhen bërë llogaritë edhe me konkurrenc­ën. Juve mbetet gjithnjë në zemrën e Pogbasë, por ai nuk e ka fshehur kurrë ëndrrën për të luajtur për Realin e Zinedin Zidanit. Janë të gjitha opsione në tavolinë, por në Itali kanë nisur t'i përziejnë letrat më shpejt sesa në Spanjë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania