Panorama Sport (Albania)

Shënjestra dhe Rebiç, "Djalli" drejt shërimit

-

Gjysmë serbatori besim në derbi dhe i plotë ndaj Juves. Është ky paradoksi i Milanit që në një nga dy ndeshjet më të rrezikshme të sezonit gjeti bindje dhe identitet. Nëse ndaj Interit misioni u realizua vetëm për gjysmë ndeshjeje, ndaj bardhezinj­ve Ibra me shokë duken të kenë përfunduar një rrugëtim që mund t'i fusë në rrugën e duhur. Tanimë bëhet fjalë për vazhdimësi, tjetër mëkat me tone të forta kuqezi.

PRODHIM

Përmirësim­et janë të dukshme dhe interesant­e. Në vetëbesim e në shpirt Milani nuk ka shfaqur asnjë dobësim, aq më tepër edhe në rastet kur i është dashur të luajë me një lojtar më pak. Edhe prodhimi në fazë sulmuese ka pësuar rritje dhe akoma më pozitiv këtë aspekt e bën fakti se deri pak kohë më parë ishte pika e dobët e ekipit të Piolit. Me barazimin e Kupës, "Djalli" më në fund ndali një seri prej 9 humbjesh radhazi ndaj Juventusit. Pikërisht ndaj bardhezinj­ve, Milani realizoi 11 goditje në kuadrat e diçka të tillë torinezëve nuk u ndodhte që nga gushti i vitit 2013. Pavarësish­t gjendjes joideale të "Zonjës", duket se Pioli ka gjetur ilaçin për t'i dhënë një mbyllje pozitive manovrës e cila deri 7 javë më parë shuhej në mënyrë konstante në 20 metrat e fundit. Meritat janë sigurisht edhe të individëve. Ibra ka spostuar ekuilibrat, ndërsa Rebiç është në një gjendje forme shkatërrim­tare. Edhe Kastijeho ka nisur të jetë më i qartë, ndërsa Benaseri e ka rritur shumë shpejtësin­ë në mendim e veprim. Pjesa e mbetur i takon sistemit të lojës që fillimisht me 4-4-2 e tashmë me 4-2-3-1 u ka dhuruar besim dhe rehati shumë futbollist­ëve. Pioli mundohet ende të përmirësoj­ë aspekte të ndryshme e duke bërë prova e duke punuar, rruga duket e duhura.

ASI NËN MËNGË

Duhej të ishte Leao, por Ante Rebiç po i habit të gjithë. 17 prezencat e para si kuqezi ishin totalisht shterpë, ndërkohë që me vitin e ri duket se te Milani është prezantuar një version absolut i kroatit. Tashmë nënkampion­i i botës vrapon, mbulon e ç'është kryesorja: shënon. Pesë gola (në 6 prezencat e fundit) dhe 1 asist e shndërrojn­ë në golashënue­s të Milanit, teksa mesatarja e tij realizuese është më e mira në skuadër falë një topi të dërguar në rrjetë çdo 85 minuta. Rëndësia e tij u pa edhe ndaj Juventusit e nuk po flasim vetëm për golin. Në pjesën e dytë Pioli e hoqi e më shumë sesa për çështje lodhjeje, trajneri nuk dëshironte të humbiste një tjetër as për ndeshjen e kthimit pas Ibrës, Herndandez­it dhe Kastijehos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania