Panorama Sport (Albania)

"Nuk fjeta pas derbit, synimi është Champions-i"

-

Ismael Benaser nuk e ka harruar humbjen në derbi, por as synimet e Milanit. Në një intervistë për rrjetin "Sky", algjeriani ka folur për sezonin e tij dhe disa aspekte të rëndësishm­e të realitetit kuqezi.

Si ishin orët e para pas derbit me Interin?

Pas ndeshjes me Interin nuk mund të flija sa duhej. Gjatë gjithë natës mendoja vetëm për ndeshjen dhe mënyrën se si shkoi. Duhet ta fitonim. Më vjen keq se si shkuan gjërat, sepse duhet të kishim ruajtur përqendrim­in deri në fund.

Si e gjykoni mesfushën e Milanit dhe raportin tuaj me Kesin?

Me Kesin merrem vesh shumë mirë. Jemi motorët e skuadrës dhe më duket se e plotësojmë më së miri njëri-tjetrin për sa u përket cilësive dhe detyrave në fushë. Nëse paraqitja jonë funksionon, edhe Milanit i ndodh e njëjta gjë. Mendoj se moduli që po përdorim aktualisht është më i përshtatsh­mi për karakteris­tikat tona.

Sa ka ndikuar Ibrahimovi­çi në ecurinë e skuadrës?

Zlatani është një kampion i madh dhe një shembull për të gjithë në skuadër. Nëse bëj diçka gabim, nuk ngurron të më qortojë, por nëse e bëj si duhet, nuk thotë asgjë. Kur ai hesht, është sinjal pozitiv. E kam një pikë referimi, i cili po më ndihmon në përmirësim­in tim, por edhe në atë të skuadrës. Fakti që nuk na i kursen këshillat është një ndihmë e madhe për këdo. Një lojtar i atij kalibri është diçka pozitive për të gjithë grupin.

Cili është synimi juaj për pjesën e mbetur të sezonit?

Duam ta mbyllim kampionati­n në një renditje sa më të mirë. Champions-i vijon të jetë një synim yni dhe do të japim maksimumin deri në ndeshjen e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania