Panorama Sport (Albania)

Gjithçka në 99 ditë, Pioli sfidon fatin dhe... kolegët

Trajner me afat, Alegri e Spaleti e kërcënojnë

-

100 ditë kohë ose 99 për të qenë më të saktë. Ky është afati në të cilin Stefano Pioli do të marrë informacio­n të plotë rreth të ardhmes së tij në stolin kuqezi. Kontrata i skadon në fund të sezonit 20202021, por ai e di më së miri se bashkëpuni­mi do të vazhdojë vetëm nëse e mbyll vitin me Milanin, duke arritur diçka të jashtëzako­nshme. Një vend në Champions do të ishte perfeksion, por edhe Liga e Europës mund ta shpëtojë 54vjeçarin. Tekniku do të kishte si qershi mbi tortë fitoren e Kupës së Italisë, por gjithçka është komplikuar në mënyrë të rëndë pas barazimit të së enjtes sepse në atë takim Milani humbi për shkak kartonësh edhe tre lojtarë (Ibrahimovi­ç, Teo e Kastijeho) të cilët do të mungojnë në ndeshjen e kthimit ndaj Juves më 4 mars. Një renditje mes gjashtë të parave nuk do t'i garantonte vijimësinë e punës, teksa përfundimi i kampionati­t mes të parave do të certifikon­te sigurinë e vazhdimit të kontratës. Sidoqoftë, aktualisht, drejtuesit e Milanit janë të vetëdijshë­m për cilësinë e punës së Piolit dhe janë të kënaqur me aq sa ka bërë deri më sot, sidomos nga janari e deri më sot. Pasi prekën fundin në ndeshjen kundër Atalantës, kuqezinjtë kanë ndryshuar kurs në mënyrë pozitive dhe as përmbysja e pësuar nga Interi nuk ndikoi në qetësinë e ambientit. Sigurisht një fitore do të kishte dhënë të tjera impulse, por reagimi ekipor i parë ndaj Juves në mesjavë i ka lënë të gjithë të kënaqur për hapin përpara në aspektin e karakterit. Zërat e merkatos do të nisin të shtohen, sidomos nëse Milani nuk konfirmon gjërat e mira e treguara na javët e fundit. Spaleti dhe Alegri janë dy hije që dita-ditës do ta shtojnë presionin mbi Piolin, i cili për të mbajtur vendin e punës ka 100 ditë kohë ose 99 për të qenë më të saktë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania