Panorama Sport (Albania)

Partizani në superformë, likuidon edhe Vllazninë

- A.Dushku/S.Nikshiqi

Kampionati Kombëtar i volejbolli­t për meshkuj zhvilloi dje tri takime, që plotësuan ndeshjet e javës së 12-të. Partizani vijon momentin e artë, teksa dhuroi një tjetër ndeshje fantastike, duke fituar në Shkodër ndaj Vllaznisë me rezultatin 13. Kampionët në fuqi të Shqipërisë e zgjidhën ndeshjen në një hark kohor prej 1 orë e 43 minutash. Që në setin e parë "demat" shpërthyen duke u treguar të papërmbajt­shëm në parket. Këtë e tregon qartë edhe rezultati i këtij fraksioni loje, ku skuadra e Ylli Tomorrit fiton 7-25. Vllaznia përpiqet të bëjë kthesën dhe kundërpërg­jigjet duke triumfuar në setin e dytë 25-19. Më pas loja merr rrjedhë interesant­e, por kryeqyteta­sit tashmë të përforcuar edhe me lojtarë të huaj janë më të saktë në veprimet e tyre dhe e fitojnë setin e tretë 19-25. Partizani mbyll llogarinë e ndeshjes duke triumfuar edhe në setin e katërt 18-25. Kështu,

të kuqtë në këtë pjesë të dytë të sezonit, duken tërësisht të transformu­ar dhe pasi siguruan kalimin për në finalen e Kupës, tashmë po bindin javë pas jave edhe në kampionat. Në sallën "Farie Hoti" u zhvillua derbi i kryeqyteti­t ndërmjet Farkës dhe Tiranës, dy skuadra që kanë dhuruar ndeshje spektakola­re midis tyre në këtë sezon. Por këtë herë, ndryshe nga takimet e mëparshme, ku fituesi është përcaktuar vetëm në setin final, Tirana arrin të triumfojë me rezultatin e pastër 3-0. Megjithatë, diferencat në pikë ishin të vogla, pasi Farka kurrsesi nuk është nga ato skuadra që mund të kalohet lehtë. Bardheblut­ë e Ilia Kojës fitojnë me të njëjtin rezultat 21-25 dy fraksionet e para të lojës, ndërsa seti i tretë ndahet me vetëm 2 pikë, ku Tirana fiton 23-25. Një sukses të rëndësishë­m për zonën "play-off" regjistroi edhe Skënderbeu, i cili mundi Elbasanin me rezultatin e pastër 3-0. Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit "Tamara Nikolla" të Korçës u dominua që nga fillimi e deri në fund nga vendësit. Të tria setet u fituan bindshëm nga korçarët (25-19, 25-16, 25-14), të cilët me këtë sukses tashmë shkojnë në kuotën

e 20 pikëve, duke i konsolidua­r edhe më shumë pozitat në vendin e katërt të renditjes. Kujtojmë që të premten Erzeni kryesues kishte mundur në fushën e tij Studentin me rezultatin 3-0, në një sfidë pa shumë histori, ku superiorit­eti i shijakasve ishte i dukshëm.

 ??  ?? Moment nga ndeshja Farka-Tirana
Moment nga ndeshja Farka-Tirana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania