Panorama Sport (Albania)

Flamurtari i pandalshëm, Enisa Qosja sërish fenomenale

- E.Gabaj/A.Dushku/S.Nikshiqi

Pas derbit Tirana-Studenti të zhvilluar të premten, java e 13-të e Kampionati­t Kombëtar të basketboll­it për femra zhvilloi dje tri takimet e mbetura. Flamurtari vazhdon marshimin në krye, duke ruajtur të njëjtën ecuri që nga java e parë. Vlonjatet si gjithnjë edhe këtë herë korrën suksesin e radhës me tri shifra duke mundur Elbasanin në Vlorë në shifrat 122-94. Të dyja skuadrat zhvilluan një lojë shumë të bukur dhe me ritëm, por kualiteti i vendaseve bëri diferencën. Vajzat e Viron Toskës e morën kryesimin që në periodën e parë për ta ruajtur deri në fund, ndonëse Elbasani bëri gjithçka për t'i vënë në vështirësi. Për t'u veçuar ishte perioda e tretë që prodhoi një shifër të lartë pikësh (44-26 për Flamurtari­n). Enisa Qosja e Elbasanit vazhdon të mahnitë me statistika­t e saj të frikshme. Ajo ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes me 57 pikë. Te Flamurtari, shkëlqeu Stojanovsk­a me 32 pikë. Fitore treshifror­e regjistroi edhe Partizani, duke mundur dje në transfertë Kamzën 58-119. Përveç periodës së parë ku Kamza bëri disi rezistencë dhe Partizani fitoi me vetëm 2 pikë diferencë 21-24, më pas takimi nuk kishte histori. Vajzat e Ledina Koçit dominuan në çdo drejtim. Perioda e dytë ishte katastrofi­ke për Kamzën që realizoi vetëm 3 pikë, duke u mundur 3-30. Ndërsa dy periodat e mbetura u fituan 20-28 dhe 1437 nga të kuqet. Falë këtij suksesi Partizani shkon në kuotën e 23 pikëve, duke përfituar më së miri nga humbja e Tiranës, për të qenë rivali kryesor i Flamurtari­t. Asnjë problem edhe për Vllazninë, që fitoi dje me rezultatin 87-58 ndaj Apolonisë. Shkodranet e dominuan gjatë gjithë kohës sfidën e zhvilluar në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Vllaznia merr kështu një triumf shumë të rëndësishë­m dhe vazhdon betejën për një vend në zonën "play off".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania